• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Euro 2020’, Mancini: Dua triumfin. Southgate: Momenti ynë

11/07/2021
‘Euro 2020’, Mancini: Dua triumfin. Southgate: Momenti ynë

Pritjes i erdhi fundit. Sonte në mbrëmje luhet finalja e Euro 2020 Itali-Angli në mitikun “Wembley” në shtëpinë e anglezëve. Do të përcaktohet skuadra që do të pasojë Portugalinë si kampione e Europës në një nga sfidat më të shumëpritura për të dyja e ekipet. 55 vite ka Anglia që nuk fiton një turne të madh ndërsa gati po aq ka edhe Italia që nuk shpallet kampione e Europës.Skuadrat janë gati në çdo detaj me dëshirën dhe vetëbesimin se do të ngrenë në qiell trofeun. “Tre luanët” luajnë në shtëpinë e tyre dhe përpara rreth 50 mijë anglezëve në “Ëembley” ndërsa skuadra e Mancinit do kërkojë që të ndihen ata 10 mijë italianë të pranishëm në stadium. Të dy trajnerët duket se e kanë ndarë mendjen për formacionin dhe tek “të kaltërit” konfirmohet Chiesa e Immobile në sulm apo edhe Emerson në mbrojtje. Trajneri Roberto Mancini vlerëson rivalët anglez si një skuadër të fortë por sqaron se edhe Italia është e tillë dhe deklaron : “Është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës time dhe shpresoj që sot të marr ato emocione që si lojtar me Kombëtaren nuk i përjetova” e mbyll Mancini. Italia ka një rekord fantastik me 33 ndeshje pa humbje dhe për këtë ka një meritë të madhe edhe kapiteni Chiellini i cili jep recetën si fitohet finalja: “ Ndaj Anglisë do duhet zemër e ngrohtë e mendje e ftohtë. Kane është një sulmues i jashtëzakonshëm” saktëson mbrojtësi italian.
Për herë të parë në finalen e një Europiani dhe mundësia e artë për trofe pas 55 vitesh bëjnë që kjo e sotmja të quhet si dita e shënuar për Anglinë. Të gjithë besojnë tek triumfi i skuadrës së Southgate dhe po bëjnë gati festën e madhe. Edhe “tre luanët pritet të zbresin në fushë me të njëjtin formacion që mposhti Danimarkën. Për trajneri Gareth Southgate ky është momenti: “Jemi në finale dhe do luajmë për të fituar. Dua të kthehem në shtëpi me kupën në duar pasi duam të bëjmë diçka të rëndësishme, unike. Ky është momenti jonë dhe duam trofeun” e mbyll trajneri i Anglisë. Kapiteni Harry Kane autor i 4 golave thotë se nuk ka vend më të mirë se “Ëembley” që Anglia të fitojë trofeun e dytë dhe sqaron se ndaj me dyshen Chiellini-Bonucci do jetë betejë. Skuadra ka marrë mbështetjen e Mbretëreshës e kryeministrit Johnson dhe tifozëve që mezi presin të festojnë. Vetëm një gol ka pësuar Anglia deri tani ndërsa ka shënuar dhjetë. Në 27 përballjet mes Italisë e Anglisë 10 i kanë fituar të kaltërit e 8 anglezët ndërsa 9 janë mbyllur në barazim por Italia nuk humbet ndaj “tre luanëve” në turnetë madhor.Sonte e gjithë Europa është me sy e veshë në “Wembley”, përcaktohet kampionia e re e Europës dhe finalja Itali-Angli premton emocione e spektakël.

Related Posts

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24
Sport

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

“Arratiset” Arsenal, +6 nga Man.City, por Marseca nuk e bën dramë: Nuk ka vend për panik (VIDEO)

08/11/2026
Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO)

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al