Fahri Balliu thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka ofertë për shqiptarët në fushatën elektorale ku do të kërkojë një mandat të tretë. Balliu tha se fushata në Shqipëri ka nisur, e ndërsa kryetarja e LSI është në terren, Rama bën “gjëra të nëndheshme”.
Pjesë nga deklarata e Balliut në “News24”:
Fushata ka filluar, ka parti dhe forca politike me forma të ndryshme të punës. Po të shikosh LSI-në është në terren kryetarja.
Vë re që kryeministri dhe PS respekton atë stilin e heshtjes dhe të punëve të nëndheshme, që një pjesë e madhe janë të dënueshme. Unë them që Shqipëria është në fushatë.
Qeveria ka një besim të madh që Rama do t’ia hedhi edhe këtë herë, nuk thotë do t’ia fitojë.
Kjo varet nga kokëfortësia e fakteve dhe lufta e opozitës, nëse do t’ia hedhë apo jo edhe këtë herë.
Unë gjykoj që ky konsideron qeverisje daljet në televizor.
Ky e çoi tepsinë në Dubai. Me ato lekë që kanë këta shkojnë në Dubai apo ku të duan.
Çështja s’është aty, por te mënyra si vajtën. Delegacioni në Dubai ka qenë 28 veta.
Ka patur edhe njerëz të medias që këta s’i thonë. Ka qenë edhe kryeministri në Francë me 18 mijë euro shishja. Rama është pa ofertë në këto zgjedhje.
Oferta e Ramës është anti elektorale, anti-njerëzore, anti-shqiptare.
Opozita dhe organizimi i saj, a është vonë PD për listat?
Balliu: Në njohuritë e mia, ajo ka një afat ligjor që është larg, ndërsa unë mendoj që me dy lista apo një listë ata do zgjedhin atë që e favorizon më shumë opozitën. Nëse e favorizojnë 2 lista, ata do bëjnë atë. Kjo s’është, ka variante që kjo e dëmton, këto janë shtjerë në tenxhere. Këto janë llogari teknike.
Këtu problemi është gjetja qoftë për PD, LSI, PS është gjetja e autoritetit të personit, sa i natyrishëm është ai me elektoratin ku po e çon, çfarë biografie ka, çiltërsia, sinqeriteti. Nëse këtu bëhet një gabim që po themi është 1%, 4$, 7% aty në zgjedhje është 70%.
Në këtë sembull brilant ishte Berisha, që gjente kandidatët përballë zonës. Ka pasur edh strukturë organizative.Qëmtonte njeriun dhe PD ka nxjerrë figura që u bënë autoritare në drejtim. Opozita si të thuash po e mbush tenxheren e qumështit me kujdes, dhe të jetë opozitë që sjell shpresë dhe nuk ndjell fatkeqësi apo tragjedi, kërcënim. Është duke hecur me hap të sigurtë. Janë çështje që bëjnë në thonjza stilistikën elektorale.