• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fakte inkurajuese për Covid, ja përqindja e njerëzve që kanë antitrupa pas javës së tretë të vaksinimit

05/02/2021
Zbulimi i ri/Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë deri në 8 muaj

Tre javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës anti-Covid, një përgjigje e antitrupave është e pranishme në 99 për qind të të vaksinuarve. Ndërsa brenda 7 ditësh nga marrja e dozës së dytë, 100 për qind e të vaksinuarve zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit të ri.
Të dhënat e para inkurajuese për efikasitetin e vaksinës kundër Covod-19, vijnë nga Spitali Pediatrik “Bambino Gesù” në Romë, Itali, që shpërndau dozën e parë të vaksinës për 3.000 punonjësit e tij, të cilët kurrë nuk kanë rënë në kontakt me SARS-CoV-2. Monitorimi i përgjigjes ndaj vaksinës tregon se vaksinat e para mARN,stimulojnë prodhimin e antitrupave tek të gjithë njerëzit e vaksinuar dhe ofrojnë një mbrojtje shumë efektive.

Rritje e ndjeshme e mbrojtjes imunitare
Në 21 ditë nga doza e parë, 99 për qind e të vaksinuarve treguan një sasi antitrupash specifikë, që ishte 50 herë më e lartë se sa pragu i negativitetit. Pra, normës që do të vihej re pa qenë në kontakt me koronavirusin e ri.
Ndërkohë, analizat mbi 1.425 punonjës që kishin marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në kohën e studimit, konfirmuan se pas 7 ditësh nga vaksinimi i plotë, rezulton se 100 për qind e të vaksinuarve kishin zhvilluar antitrupa specifikë, në sasi 1000 herë më të larta se pragu i negativitetit.

Përgjigja e organizmit
Gjatë studimit u pa që mbrojtja imunitare u rrit gradualisht që pas 7 ditësh nga marrja e dozës së parë, ku 80 për qind e vaksinuarve, treguan një rritje të qelizave B të kujtesës (depot e “përvojës antigjenike”, pra ato që e ruajnë prodhimin e antitrupave me kalimin e kohës). Për më tepër, që pas javës së parë pas vaksinimit, 64 për qind e të vaksinuarve treguan një rritje të ndjeshme të qelizave T të kujtesës, të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e përgjigjes imune kundër virusit.

Efektivitet i lartë
Pasojat e gjithë asaj që shihet tek të infektuarit, mungon plotësisht tek të vaksinuarit duke filluar nga dita e 14-të nga marrja e dozës së parë, domethënë pas rritjes së qelizave imune të përshkruara më lart. Të vetmit 7 të infektuar që u vunë re midis të vaksinuarve ndodhën para ditës së 14-të, kur vaksina nuk kishte pasur ende kohë për të vepruar, dhe në çdo rast ato ishin raste me simptoma të lehta që nuk kërkuan shtrim në spital.

Related Posts

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025
Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë
Lifestyle

Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë

10/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al