• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

Një zbulim shqetësues është bërë nga shkencëtarët e Akademisë Rumune në një shpellë të lashtë akulli, ku kanë izoluar një lloj bakteri të ngrirë për rreth 5,000 vjet, i cili rezulton të jetë rezistent ndaj të paktën 10 antibiotikëve të zakonshëm. Bakteri, i quajtur Psychrobacter SC65A.3, u gjet në shpellen Scarisoara, dhe sipas studiuesve mund të përbëjë një kërcënim të madh nëse ndonjëherë lëshohet jashtë akullit, veçanërisht duke pasur parasysh ngrohjen globale.

“Pavarësisht origjinës së tij të lashtë, lloji bakterial shfaq rezistencë ndaj shumë antibiotikëve modernë dhe mbart mbi 100 gjene të lidhura me rezistencën,” tha Dr. Cristina Purcarea, autore e studimit. “Nëse shkrirja e akullit liron këto mikrobe, këto gjene mund të përhapen në bakteret moderne, duke shtuar sfidën globale të rezistencës ndaj antibiotikëve.”. Në laborator, ekipi analizoi gjenomin e baktereve dhe zbuloi 11 gjene të afta të vrasin ose pengojnë rritjen e baktereve, kërpudhave dhe viruseve të tjera, si dhe rreth 600 gjene me funksione të panjohura, që mund të ofrojnë njohuri të reja mbi mekanizmat biologjikë.

Testimet treguan se Psychrobacter SC65A.3 është rezistent ndaj 28 antibiotikëve nga 10 klasa të ndryshme, duke përfshirë trajtimet e përdorura kundër infeksioneve të traktit urinar, mushkërive, lëkurës, gjakut dhe sistemit riprodhues, si trimetoprimi, klindamicina dhe metronidazoli. Shkencëtarët paralajmërojnë se megjithëse këto baktere të lashta janë të rëndësishme për kërkimin shkencor dhe mjekësor, masat rigoroze të sigurisë në laborator janë thelbësore për të parandaluar përhapjen e tyre. Ky zbulim nënvizon një sfidë të re për mjekësinë moderne dhe tregon se ndryshimet klimatike mund të çojnë në rizgjimin e mikrobeve të lashta me potencial të madh rreziku.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al