Familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.









