Po ndodh e pabesueshmja në Elbasan! Tre minuta pas golit të Odise Roshit, një kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë është konkretizuar në gol. Ka nisur gjithçka nga një top i rikuperuar nga Bare në mesfushë, që ka pasuar për Roshin, me fierakun këmbëshpejtë që kalon mes linjave dhe sposton në krahun e majtë për Memushajn.
Vlonjati harkon në zonë dhe Cikalleshi stopin dhe me të majtën e çon topin në trekëndëshin e Halldorsonit, duke kaluar në ekstazë të gjithë tifozët kuqezi.
a