• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fati i keq ndjek Brojën, sulmuesi dëmtohet rëndë dhe largohet me barelë

09/01/2025
Fati i keq ndjek Brojën, sulmuesi dëmtohet rëndë dhe largohet me barelë

Armando Broja vazhdon të ndiqet nga fati i keq. Pas rikthimit të shumëpritur nga një dëmtim i pësuar pak ditë më parë, sulmuesi u dëmtua sërish në ndeshjen që Evertoni luajti ndaj Peterborough në FA Cup.

Lëndimi ndodhi në minutën e 82-të të sfidës, gjatë një kundërsulmi të rrezikshëm. Gjatë tentativës për të kaluar mbrojtësin kundërshtar, ai u bllokua dhe përfundoi i shtrirë në fushë, duke dhënë menjëherë shenja shqetësuese.

Pas përplasjes, Broja qëndroi i shtrirë me dhimbje, duke alarmuar lojtarët dhe stafer e të dyja skuadrave. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, por situata dukej aq serioze sa që u desh përdorimi i barrelës për ta nxjerrë atë jashtë fushe. Sulmuesi shqiptar u përcoll me duartrokitje nga tifozët, të cilët i shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre.

Ky është një tjetër goditje për Armando Brojën, i cili sapo kishte filluar të rimerrte formën e tij pas një dëmtimi të mëparshëm që e kishte mbajtur jashtë fushave për disa muaj. Ky dëmtim i fundit jo vetëm që mund të ndikojë në moralin e tij, por gjithashtu mund të vendosë në dyshim pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë një humbje e madhe si për Evertonin, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare.

Testet mjekësore që priten të kryhen në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse dëmtimi është i rëndë dhe sa gjatë do të mungojë ai. Mediat angleze pranë Everton raportojnë për një ndrydhje të këmbës, që mund ta mbajë jashtë për më shumë se një muaj, por ende nuk ka konfirmim.

Related Posts

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria
Sport

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta
Sport

“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta

22/12/2025
Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar
Sport

Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

22/12/2025
Broja rikthehet te goli, shkëlqejnë legjionarët
Sport

Broja rikthehet te goli, shkëlqejnë legjionarët

22/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

22/12/2025
FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al