• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fati tragjik i tregtarit nga Gjirokastra që ndihmoi me lekë Enver Hoxhën

26/03/2018
Fati tragjik i tregtarit nga Gjirokastra që ndihmoi me lekë Enver Hoxhën

Çfarë shkruan Enver Hoxha për biznesmenin e njohur gjirokastrit Reiz Selfo, duke e cilësuar si “reaksionar dhe dallaveraxhi…, ne i treguam vendin”. Ekzekutimi më 26 shkurt 1951 dhe persekutimi që u erdhi më pas familjarëve të Selfos.

Shumë personazhe të njohur dhe familje gjirokastrite që kishte ndihmuar Enver Hoxhën finaciarisht, para dhe gjatë luftës, patën fund tragjik. Mes tyre është edhe Reiz Selfo, një tregtar dhe biznesmen ndër më të njohurit të kohës. Dy vëllezër të Reis Selfos, ishin partizanë, por kjo nuk e pengoi diktatorin Hoxha që në shkurt të vitit 1951 të urdhëronte eleminimin e Reiz Selfos. “Reiz Selfo ishte i pari i familjes Selfo. Ky ishte një nga reaksionarët më dallaveraxhinj dhe ekspert në rrethin e tregtarëve të mëdhenj. Për krimet që kishte kryer ndaj popullit dhe atdheut, ne i treguam vendin dhe gjyqi e dënoi me pushkatim. Unë e njihja mirë Reizin, më kishte rastisur të takohesha me të, por rrallë të bisedoja, se ishte njeri i rëndë dhe nuk kishte kohë të merrej me njerëz si ne…”-shkruan Hoxha në kujtimet e tij, ndërkohë po në atë libër, ai përmend vëllain e Reizit, Syrja Selfon si një njeri pozitiv, por kjo hipokrizi kishte rrënjët më të thella, pikërisht në Gjirokastër.

Selfot ishin familje me traditë dhe ndër më të njohurat në zonë, si nga ana financiare ashtu edhe intelektuale. Ndihmuan financiarisht luftën e  Nacional-Çlirimtare, kishin strehuar për shumë kohë vetë Enver Hoxhën, por kjo e mirë do kthehej në dramën e madhe jetëgjatë, që nisi që nga periudha e luftës dhe përfundoi në vitet 90’. Më 23 shkurt 1951, Reiz Selfo arrestohet dhe tre ditë pasi e mbajtën në hetuesi mes turturash çnjerëzore merret vendimi për ta pushkatuar bashkë me 21 intelektualë të tjerë, si të dyshuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Një jetë e prerë në mes, por familjarët dhe të afërm të Reiz Selfos do vijonin persekutimin në ferrin komunist. Familja u internua në Lushnjë dhe fshtrat e Vlorës dhe u detyruan të jetonin në haure dhe kasolle.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al