Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Mesazhi i drejtohet kryetarit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi. Ajo që bën përshtypje tek mesazhi i Nanos, është qëndrimi i tij në mbështetje të Ramës për objektivin që ai ka në këto zgjedhje: të formojë i vetëm qeverinë. Ndërkohë nga ana tjetër sulmon LSI-në, teksa thotë “pseudoaleancat e deridjeshme”, ndonëse nuk e përmend me emër partinë e Metës. Ja çfarë shkruan Nano.
“Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!”, përfundon Nano.
Tre ditë më parë Fatos Nano dhe Edi Rama patën një takim tek vila qeveritare në Durrës, ndonëse nuk dihet me saktësi se çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin.