• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fermerët vendosin banderolën para Ministrisë së Bujqësisë, paralajmërohet përshkallëzim i protestave

08/02/2024
Fermerët vendosin banderolën para Ministrisë së Bujqësisë, paralajmërohet përshkallëzim i protestave

Fermerët shqiptarë janë ngritur këtë të enjte në protestë. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku kanë parashtruar kërkesat e tyre. Po ashtu ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje. Ata deklaruan se protesta e tyre do të shtrihet në të gjithë vendin.

Muaj shkurt sipas tyre do të jetë një muaj protestash për të drejtat e fermërëve. Protesta pritet të nisë në Korçë, e më pas do të kulmojë në Tiranë në ditët e para të marsit.

Çfarë kërkojnë fermerët:

· Barazimi i TVSH për produktet bujqësore

· Rimbursim për çdo litër qumësht

· Naftë pa taksa për mjetet bujqësore

· Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit

· Subvencionim për farat dhe fidanët

· Subvencionim për produktet organike.

Fermeri: Punojmë me djersën e ballit, jo në ato serat që i kanë marrë klientët e tyre. Se i njohim shumë mirë kush i ka bërë serat e IPARD-it. S’kanë asnjë lidhje me bujqësinë.

Kërkesat e tyre janë të njëjta me ata të fermerëve të tjerë në Europë, të cilët prej javësh janë në rrugë, në shenjë proteste. Ata kanë bllokuar rrugët, autostradat dhe madje selinë e ‘’Qeverisë’’ së Bashkimit Europian në Bruksel. Greqia, Italia, Franca dhe Belgjika janë në kaos, pasi fermerët kanë paralajmëruar vijimin e protestave derisa sipas tyre, e drejta që ata kanë të triumfojë.

Protestat e fermerëve në Shqipëri

Fermerët, ndonëse më të qetë se sa ata në Bashkimin Europian kanë protestuar për të drejtat e tyre. Kështu rreth një javë më parë fermerët e Korçës protestuan pasi mollët e tyre kishin mbetur stok. Ata bllokuan aksin Korçë-Pogradec ndërsa u shprehen se shkak për këtë situatë është bërë konkurenca nga importi.

Ata thanë se mollët e ardhura kryesisht nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia dalin në treg me çmim më të ulët për shkak të politikave mbështetëse që kanë vendet e rajonit për fermerët.

Ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë nuk ka ende një reagim, ndërsa mbetet e paqartë se si do të vijojë protesta e fermerëve shqiptarë. A do të frymëzohen ata nga kolegët e Bashkimit Europian dhe do të intensifikojnë protestën e tyre? Kjo mbetet për t’u parë.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al