• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fermeri ia thotë në sy: Ty nuk ta kam besën! Reagon Basha: Fajin e ka Rama që s’keni besim tek unë

17/03/2021
Fermeri ia thotë në sy: Ty nuk ta kam besën! Reagon Basha: Fajin e ka Rama që s’keni besim tek unë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Novoselë të Vlorës këtë të mërkurë ku takoi disa fermerë.

Basha premtoi subvencione deri në 100 milionë Euro për fermerët ndërkohë që deklaroi se PD-ja është e vetmja forcë që mund ta çojë në Europë Shqipërinë.

“Gjëja e parë që kemi është 100 mln euro subvencione për fermerin. Që Shqipëria duhet të ndryshojë s’ka pikë diskutimi, që të vetmit mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës dhe këta jemi ne nuk ka asnjë pikë dështimi. Mërzinë jua di, dhimbjen jua di.

E di ça do të thotë që të hedhësh lekët e xhepit dhe jo të fitosh, por të hysh në borxh. Ju garantoj programin tonë për bujqësinë do ta vemë në zbatim që ditën e parë. Nuk ju premtoj mrekulli si në Itali dhe Spanjë, por aq sa bën Maqedonia e Veriut për qytetarët e saj, aq do të bëjmë dhe ne”, tha Basha.

Kreu i opozitës bashkëbisedoi edhe me fermerët ku tha se nuk ka premtime, por vetëm angazhime.

Sipas Bashës, për shkak të dështimeve të qeverisë, qytetarët nuk kanë më besim tek politika. Por kjo fjali i tërhoqi vëmendjen një fermeri, i cili i tha “S’ta kam besën as ty nesër”, kur kryedemokrati përmendi angazhimet.

Fermeri: Ça na merrni ju përsipër. Vajin e kemi në shtëpi. Tani çfarë na merrni ju përsipër se ne të djathtë jemi. Rrugë s’kemi, ujë, s’kemi. Do na premtoni diçka?

Lulzim Basha: Nga unë premtime s’do dëgjosh se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime. Të vish premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë. Unë s’kam vetëm premtime, por vepra. Prandaj ju s’keni më besim tek politika. Nga dështimet ju s’keni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.

Fermeri: Ky është llaf i madh, por s’ta kam besën as ty nesër…

Lulzim Basha: E keni humbur besimin te politika se ka ardhur me premtime. Ka ardhur ka thënë 300 mijë vende punë dhe kanë ikur 400 mijë shqiptarë.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al