E besoni apo jo, por Milan nuk thyen dot as Cagliari-n në “San Siro”, një ekip pa asnjë objektiv në Serie A, duke bërë që “djalli” të përfundojë në “ferr”, jashtë Champion League. Ekipi i Allegrit hedh në erë të gjithë sezonin, e mbyll në vendin e 5-të duke u mjaftuar vetëm me prezencën në Europa League, pa diskutim një fund i hidhur që tani vendos në dyshim total të gjithë stafin drejtues. Cardinale kishte paralajmërua revolucion përpara këtij takimi dhe kështu pritet të jetë. Tifozët kuqezi shpërthyen pas takimit, ku në qendër ishte Ibrahimovic, me ketë të fundit që u largua me eskortë sigurimi nga stadiumi, por shënjestër ishin edhe lojtarët, ku ndjesa e këtyre në fundit nuk u pranua.
Saelemaekers krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim ku pas vetëm 2 minutash kaloi Milan në avantazh. Goli jo vetëm që nuk solli qetësi, por futi në kaos ekipin e Allegrit, ku Borrelli në minutën e 20-të barazoi shifrat në 1-1. Edhe pse pa asnjë objektiv, Cagliari befasoi sërish Milan ku në minutën e 57-të realizuan edhe golin e dytë duke bërë që të “San Siro” të pllakoste heshtje. Allegri ndërhyri në formacion duke bërë 3 ndryshime të menjëhershme, por këto lëvizje nuk kishin asnjë efekt, me Milan jo vetëm që nuk kishte forcë të reagonte, por ishim me fat duke shmangur edhe golin e tretë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke bërë që Milan të mbyll sezonin në vendin në vendin e 5-të dhe Europa League. Allegri u largua me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa tifozët shpërthyen në fyerje.
I dorëzuar përpara mediave, Allegri e kishte të vështire të gjete arsyet e këtij dështimi: “Për fat të keq rezultati nuk mund të ndryshojë më. Kur humbet 5 ndeshje në shtëpi, ashtu si ne, ku 4 prej tyre vetëm në fazën e dytë, do të thotë që meriton këtë pozicion. Më vjen keq, jam shumë i mërzitur. Jemi jashtë Champions League, mbi të gjitha pasi u rikthyem kundër Geona-s nuk e prisja një rezultat të tillë, por ky është futbolli, duhet ta pranojmë, u shpreh Allegri.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







