Në festën e djeshme të socialistëve, të organizuar nga deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e tjerë të listës së qarkut Gjirokastër, merrnin pjesë edhe drejtues të tjerë të PS-së në nivel vendor.
Mes tyre ishte gjithashtu drejtoresha e DAR Gjirokastër, Lindita Rova. Emri i saj u përfol disa herë gjatë fushatës elektorale.
Fillimisht u përfshi në një replikë me kandidatin e PD-së, Tritan Shehu, ndërsa një javë përpara zgjedhjeve Rova u referua në Prokurorinë e Gjirokastrës nga ministrja teknike e Arsimit, për verifikim të dyshimeve se ajo kishte marrë pjesë në fushatën elektorale.
/ArgjiroLajm.net/