Ndërkohë që vendi është në një krizë politike, kryeministri Rama ka zgjedhur që pasditen e sotme ta kalojë me studentët. Rama është i pranishëm në një festë ‘rock’ të zhvilluar tek lulishtja prapa kryeministrisë. Me një gotë birre në duar, ai duket se po e shijon atmosferën e krijuar. Vihet re dhe prezenca e politikanëve të tjerë të mazhorancës si Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Besa Shahini, Bledi Cuci dhe Ogerta Manastirliu.









