Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fier, ku janë përfshirë dy shtetase venezueliane dhe një qytetar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Gjatë përplasjes, qytetari dyshohet se i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej shtetaseve venezueliane.
Pas incidentit, dy shtetaset kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur qetësimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.









