• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City janë katër ekipet që do të marrin pjesë në “Final4”, në edicionin 2025-2026. Skuadrat e renditura në katër vendet e para do të matin forcat në tre javët e fundit, ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të fitojë titullin kampion dhe njëkohësisht do të sigurojë pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Skuadrat do të vihen përballë njëra-tjetrës me gjysmën e pikëve të grumbulluara në sezonin e rregullt, teksa matematika u jep mundësi të katër ekipeve të besojnë te titulli. FSHF TV sjell një reportazh të dedikuar skuadrave që do të garojnë në fazën finale, duke përcjellë emocionet dhe pritshmëritë nga Shkodra, Elbasani, Rrogozhina dhe Tirana.

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe ëndërron rikthimin e titullit në Shkodër pas dy dekadash e gjysmë. Drejtori sportiv aktual, Vioresin Sinani, është i fundit që ka ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar me Vllazninë dhe tashmë beson se do ta realizojë këtë objektiv edhe si drejtues.

“Uroj, shpresoj dhe besoj shumë që ky të jetë viti i duhur. E di që Shkodra feston si asnjë qytet tjetër dhe jam shumë i bindur. Shpresoj që ta bëjmë realitet”.

I rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Edi Martini është gjithashtu optimist për realizimin e objektivit.

“Të gjithë e dinë që jemi më të mirët e kampionatit, e dinë që jemi më të fortët, e dinë që jemi më fair-play dhe shumë gjëra të tjera. Nuk kam asgjë çfarë t’u them, vetëm se e fitoftë kampionatin ai që e meriton”.

Kapiteni Bekim Balaj dhe mesfushori Sherif Kallaku premtojnë se do të japin maksimumin për të gëzuar tifozerinë shkodrane.

“Si pjesë e ekipit, si djalë i kësaj shtëpie, e kam ndjerë dhe e kam përjetuar edhe nga shkallët e stadiumit titullin e fundit. Por ka kaluar shumë kohë, 25 vite janë shumë pa u rikthyer te titulli. Sigurisht që është një peshë që rëndon mbi të gjithë ne. Besoj se kjo skuadër ka shpatullat për ta përballuar dhe për ta çuar deri në fund”, tha Bekim Balaj.

“Ky qytet e do shumë futbollin. Ky është viti im i parë këtu dhe e ndjej në rrugët e qytetit. Do të ishte edhe më e bukur për vetë historikun, pasi janë plot 25 vite që mezi po e presin këtë titull dhe ne po japim çdo ditë maksimumin për ta realizuar atë ëndërr”, shtoi Sherif Kallaku.

Në Elbasan gjithashtu titulli pritet prej shumë vitesh. Drejtori sportiv Elton Guranjaku dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç besojnë te cilësia e skuadrës dhe ëndërrojnë të bëjnë edhe më mirë në fazën finale.

“Kam grup shumë të fortë, grup shumë të mirë. Kam shumë lojtarë që janë nga Elbasani, kjo ndoshta është një pikë e fortë për ne”, u shpreh trajneri Ivan Gvozdenoviç.

“Jemi një skuadër e vështirë për t’u mundur. Këtë e tregon edhe fakti që kemi rreth 13 ndeshje këtë sezon pa pësuar gol”, u shpreh drejtori sportiv Elton Guranjaku.

Në anën tjetër, kapiteni Emiljano Musta dhe mesfushori Isi Manellari janë besimplotë se me mbështetjen maksimale të tifozëve do të arrijnë të fitojnë titullin kampion.

“Në qytetin e Elbasanit vijnë 100-200 vetë çdo ditë për të ndjekur stërvitjen dhe sa më shumë i afrohemi Final 4, aq më shumë njerëz vijnë në kompleksin sportiv dhe ndjekin stërvitjen. Janë të gjithë shumë të uritur dhe shpresoj që entuziazmi i tyre të na shtyjë edhe më shumë për të dalë kampionë në fund, edhe pse është një objektiv mjaft madhor”, deklaroi Emiljano Musta.

“Rivalët janë të vetëdijshëm që nuk do ta kenë aspak të lehtë me Elbasanin, ashtu siç edhe ne nuk do ta kemi të lehtë me rivalët tanë. Besoj se do të jetë një luftë e bukur sportive dhe ndeshje shumë të bukura për t’u parë”, deklaroi Isi Manellari.

Në kampin e Egnatias mbizotëron qetësia e eksperiencës së fituar në dy sezonet e fundit, diçka që e theksojnë si drejtori sportiv Klejdi Zenelaj, ashtu edhe zëvendëstrajneri Julian Brahja.

“Egnatia është eksperte e Final4. Në dy sezonet e fundit që është luajtur me këtë formulë kemi dalë dy herë kampionë. Për ne do të jetë një garë shumë e vështirë, duke qenë se ekipe si Elbasani dhe Vllaznia janë skuadra ku është investuar shumë”, veçoi drejtori sportiv Klejdi Zenelaj.

“Lojtarët që ka Egnatia kanë dalë kampionë për dy vite dhe kanë eksperiencën e duhur. Besoj se do të dinë t’ia dalin edhe këtë herë”, shtoi zëvendëstrajneri Julian Brahja.

Mbrojtësit Abdurraman Fangaj dhe Arbenit Xhemajli japin garanci se skuadra rrogozhinase do ta kërkojë deri në sekondën e fundit titullin kampion.

“Shumë pak kush ka besuar kur filloi projekti i Egnatias dhe të jesh pranë Kupës dhe titullit është diçka shumë e madhe për klubin”, tha mbrojtësi Abdurraman Fangaj.

“Kemi luajtur futboll të bukur, siç e kemi treguar në dy vitet e fundit. Për sa kohë jam këtu, kemi qenë në çdo finale dhe kjo mund të them se ka qenë diçka e veçantë që ka arritur Egnatia në vitet e fundit”, deklaroi mbrojtësi Arbenit Xhemajli.

Dinamo City, për të dytin vit radhazi, merr pjesë në “Final 4”. Pavarësisht diferencës me vendin e parë, skuadra kryeqytetase nuk është dorëzuar dhe do të provojë deri në ndeshjen e fundit për të bërë surprizën, diçka që e theksojnë si drejtori sportiv Luan Pinari, ashtu edhe trajneri Ilir Daja.

“Mesazhi që mund të përcjell është që të fitojë më i miri. Ai që do të ketë performancën dhe rezultatin më të mirë në këto ndeshje të Final4”, u shpreh trajneri Ilir Daja.

“Ne jemi një skuadër që kemi zhvilluar ndeshje të bukura. Kemi organikën dhe mundësitë për të zhvilluar futboll cilësor. U bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë, sepse Dinamo është një skuadër që nuk dorëzohet, do të jetë aty dhe do të bëjë më të mirën për t’i kënaqur me performancat që do të zhvillojë”, theksoi drejtori sportiv Luan Pinari.

Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe mbrojtësi Bruno Dita dhe sulmuesi Dejvi Bregu.

“Të katër ekipet kanë arritur me meritë në pozicionet ku janë dhe çdo ndeshje do të jetë e vështirë, por edhe shumë e bukur për t’u luajtur dhe shijuar nga tifozët. Dinamo nuk është dorëzuar pavarësisht diferencës në pikë. Do të luajmë shanset tona”, tha Bruno Dita.

“Gara është shumë e fortë. Ekipet që kemi përballë, si Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia, janë skuadra shumë të forta që kanë bërë futboll shumë të mirë. Besoj se do të jetë një garë shumë e luftuar. Dinamo do të japë maksimumin dhe besoj se do të jetë kockë e fortë për të treja”, deklaroi Dejvi Bregu.

Të gjitha ndeshjet e “Final4” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16-31 maj 2026.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Partizani “fërkon duart”, Tedi Cara drejt transferimit! Sulmuesi tregon detajet

12/05/2026
Dembele, lojtari më i mirë në Francë, Olise “thyen” Kylian Mbappe
Sport

Dembele, lojtari më i mirë në Francë, Olise “thyen” Kylian Mbappe

12/05/2026
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote
Sport

Nga Mirel Josa te lojtarët e huaj, të gjithë janë në “ajër” te Bylisi

12/05/2026
Në shtëpi dhe transfertë, kush skuadra kanë dominuar gjatë këtij edicioni në Superiore
Sport

Në shtëpi dhe transfertë, kush skuadra kanë dominuar gjatë këtij edicioni në Superiore

12/05/2026
“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!
Sport

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dinamo City & Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet

Partizani “fërkon duart”, Tedi Cara drejt transferimit! Sulmuesi tregon detajet

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al