Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos në “Air Albania” ka nisur me një dëmtim të rëndë. Ndërhyerja e Bakayoko ka dëmtuar portierin Aldo Teqja, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
Takimi u ndërpre përkohësisht, deri në rikthimin e ambulancës.
Kujtojmë që Bakayoko, për ndërhyerjen e kryer, u ndëshkua me karton të kuq. Ky vendim u mor pas rishikimit në VAR.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








