• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta në botë

04/08/2021
Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta në botë

E 13-ta në Olimpiadë. Luiza Gega, garuesja e fundit shqiptare në Tokio, e mbylli në këtë pozicionim përfaqësimin e saj në garën e 3000 metrave me pengesa, ku kishte siguruar për herë të parë për Shqipërinë një përfaqësim në finale. Nga 16 finaliste, atletja shqiptare la pas dy nga garuese, teksa një atlete nuk u prezantua, duke u renditur kështu e 13 me kohën 9 minuta, 34 sekonda e 10 të qindtat. Vlen të përmendet se për 32-vjeçaren është një kohë jo ndër më të mirat e karrierës, më konkretisht është 8 sekonda e 5 të qindtat më shumë se rekordi i saj i vendosur në Oslo 4 vjet më parë me 9 minuta 26 sekonda e 5 të qindtat. Gjithsesi mund të përkufizohet një përfaqësim dinjitoz në një garë të vështirë mes ajkës së atletikës botërore. Gara nisi me ritëm të lartë, me Luizën që ishte e fundit në xhirot e para, kur synimi ishte të mos lejonte një shkëputje të grupit për të tentuar maksimumin e saj.
Në dy xhirot e fundit, kamera natyrshëm fokusohet tek amerikania Cortney Frierichs, që merr kryesimin, por nuk ka bërë llogaritë më atleten nga Uganda Peruth Chemutai, që në xhiron e fundit bën mkrekullinë i merr kryesimin 250 metra para finishit për ta fituar garën me kohën 9 minuta, 1 sekondë e 45 të qindtat, duke fituar medaljen e parë të artë për Ugandën në këtë kategori me rekordin e saj kombëtar. Vendi i dytë për amerikanen Frierichs mes lotësh për një garë të humbur në fund, ndërsa i treti për Kenianen Hyvin Kieng. Bëhet fjalë për një garë të shpejtë me ritëm të lartë, ku për të dhënë një shembull, Beatrice Chepchoech, “bosja” e këtyre garave, mbajtësja e rekordit botëror, vuajti dhe nuk shkoi përtej vendit të 7-të. Me përfaqësimin e Luiza gegës ndërkohë mbyllet edhe aventura e ekipit shqiptar në Lojërat e Tokios, pa asnjë medalje, arritje më afër së cilës ishte vetëm Briken Calja, që në peshëngritje, deri në 73 kg, ishte një kilogram larg medaljes së bronztë, duke ngritur 341 kilogramë në dygarësh, ndërsa Luiza Gega mund të krenohet me faktin se bëhet e para sportiste shqiptare që arrin një finale atletike në Olimpiadë.

Related Posts

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor
Sport

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov
Sport

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov

24/08/2026
Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin
Sport

Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin

24/08/2026
Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj
Sport

Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj

24/08/2026
“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24

24/08/2026
“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura
Sport

“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al