Edhe dy ndeshje kanë mbetur për t’u ulur sipari i Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Të shtunën e 14 korrikut do të luhet sfida e “të dëshpëruarve” mes Anglisë dhe Belgjikës për vendet 3-4, ndërsa ajo më e rëndësishmja, finalja e madhe mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet të dielën më 15 korrik.
Bie në sy orari i këtyre dy sfidave, që për sportdashësit shqiptarë është paksa i çuditshëm.
Belgjikë-Angli do të luhet në orën 16:00, ndërsa finalja Francë-Kroaci do të startojë në orën 17:00.