Një ditë pas sulmit brutal nga dy persona, Arben Çipa ka folur në një intervisstë për ngjarjen e rëndë. Pasi përshkruan atë që ndodhi, Çipa, ka një apel për prokurorinë që të merret seriozisht me këtë çështje
“I gjithë fisi, të gjithë qytetarët e Sarandës janë ngritur e do të bëjnë punën e vet sipas hallit të tyre në lidhje me këta persona. Unë personalisht këtë cështje ia kam lënë drejtësisë”, deklaroi Çipa në fund të intervistës së tij.
Ndërkohë sot prokuroria dhe gjykata e Sarandës çuditërisht e liruan nga burgu një prej personave të arrestuar duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ©Argjiroja.net