• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitoi sondazhin me Krenar Kullën, vetëshpallet kandidat i opozitës për Bashkinë Libohovë

17/04/2019
Fitoi sondazhin me Krenar Kullën, vetëshpallet kandidat i opozitës për Bashkinë Libohovë

Edhe pse opozita ka deklaruar deri më tani se nuk do të futet në zgjedhjet lokale dhe se s’ka zyrtarizuar asnjë kandidat, në terren gjërat janë ndryshe. Të paktën në Bashkinë Libohovë duket se PD-ja do të kandidojë Adil Xhelilin. Përmes një reagimi në Facebook, ai është vetëshpallur kandidat fill pas përfundimit të një sondazhi tek portali Libohova Online, sipas së cilit Xhelili rezultonte fitues me 66% të votave kundrejt 33% që mori Krenar Kulla. 

“Me nxitim duhet të nisim punën për rikthimin e shpresës tek rinia dhe tek ata që e duan Libohovën”, thotë Xhelili.

Mes të tjerash ai thekson se “Libohovës i duhet një kryetar mbi cdo palë, në shërbim të komunitetit dhe jo subjekteve”, duke ‘harruar’ se ai vetë është palë për aq kohë sa është drejtues i Partisë Demokratike në Libohovë. Një kryetar bashkie mbi palët nuk mund të vijë asnjëherë nga partitë.

Ndoshta mund të jetë kandidat i pavarur që arrin të fitojë mbështetje tek votuesit. Për aq kohë sa një person zgjidhet kryetar bashkie si propozim i një partie të caktuar, sado integritet të lartë të ketë, nuk i shpëton dot as punësimit të militantëve as influencës partiake. Aq më tepër kur bëhet fjalë për zona të vogla si Libohova.

Adil Xhelili e di shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se në pozitat ku është aktualisht duhet të thotë të kundërtën. Është e kuptueshme, atij nuk i duhen thjesht votat e militantëve të PD-së për t’u zgjedhur kryetar bashkie, prandaj dhe tenton të prezantohet si ‘njeri mbi palët’. Natyrisht që edhe për këtë është në të drejtën dhe lirinë e vet.

Më tej Xhelili lë të kuptohet se sot Bashkia Libohovë është kthyer në një zyrë punësimi partie dhe se sipas tij kushdo që të zgjidhet kryetar bashkie duhet ta zhbëjë këtë gjë.

Në Bashkinë Libohovë sot ka njerëz të punësuar thjesht si militantë të PS-së, njëjtë sikundër kishte në kohën kur kjo bashki drejtohej nga një kryetar i PD-së. Adil Xhelili e njeh mirë atë realitet sepse ka bashkëjetuar me të deri në qershor 2015, ku cuditërisht vijonte punësimi i militantëve të PD-së në bashki edhe gjatë muajit të fushatës.

Në mos ishte i pafuqishëm për ta frenuar nga pozitat e nënkryetarit të bashkisë, së paku nuk është distancuar prej asaj praktike. Ka bërë sikur nuk e ka parë sepse ashtu i interesonte. Për këtë arsye edhe zotimi i tij sot për të ndalur shndërrimin e bashkisë në zyrë partie nuk duhet marrë seriozisht. Kemi gjithë të drejtën e Zotit të dyshojmë për aq kohë sa ai nuk ka dhënë një shembull ndryshe gjatë kohës kur ishte në Drejtorinë Arsimore në Gjirokastër dhe në Bashkinë Libohovë.

Nepotizmi, punësimet partiake, presionet dhe shkarkimet pa kriter nga puna i kemi parë dhe jetuar të gjithë. Sikundër ka plot nepotizëm edhe sot në zyrat e shtetit dhe do të vazhdojë të ketë për aq kohë sa Shqipëria nuk del dot nga ky rreth vicioz, ku askush nuk mendon për shtetin, por thjesht për zgjedhjet e radhës.

Pavarësisht se ai u vetëshpall si kandidat për Bashkinë Libohovë thjesht dhe vetëm nga një sondazh në Facebook, asgjë nuk është mbyllur ende. Krenar Kulla i LSI-së është ende në lojë si kandidat i mundshëm i opozitës. Vangjel Tavo prej kohësh i ka lëvizur gurët që të cojë Krenar Kullën si kandidat të përbashkët të PD-së dhe LSI-së në Bashkinë Libohovë.

Aq më tepër kur gjasat janë që LSI-ja ta ‘dorëzojë’ Gjirokastrën në 30 qershor. Duke mbajtur Dropullin dhe duke marrë Libohovën, Tavo siguron në këtë mënyrë një ‘rezervuar’ votash për betejën e vitit 2021. Megjithatë le të presim javët e ardhshme për të parë se si do të rrjedhin gjërat. Më poshtë reagimi i plotë në Facebook i Xhelilit.

©argjiroja.net 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al