• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitore nga stoli/ Lëvizjet e Martinit ndryshuan ritmin e ndeshjes, u firmos nën emrin Dodaj-Qato

17/02/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të

Në javën e 24-t të Kategoria Superiore, Vllaznia dhuroi një fitore dramatike 2-1 përballë AF Elbasani, në një sfidë që u vendos në frymën e fundit. Në “Loro Boriçi” shpërtheu festa në minutën e 95-të, kur shkodranët shënuan dhe rrëmbyen tri pikë me peshë të madhe në garën për kreun. Një sukses që mban gjallë ëndrrën dhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët.

Ndeshja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me ritëm të lartë dhe emocione të shumta. Elbasani u tregua skuadër e organizuar dhe kërkoi të godiste me kundërsulme, ndërsa Vllaznia mbajti më shumë topin dhe provoi të çante mbrojtjen mike me aksione të ndërtuara nga krahët. Megjithatë, koha kalonte dhe tensioni shtohej, teksa barazimi dukej si një rezultat që nuk i kënaqte vendasit. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, skena u pushtua nga protagonistët e ardhur nga stoli.

Zëvendësimet rezultuan vendimtare, duke i dhënë skuadrës freski dhe ide të reja në fazën ofensive. Ishte pikërisht Qato ai që në minutat shtesë dhuroi një kros të ëmbël dhe të matur në zemër të zonës, duke gjetur aty Dodajn në pozicionin ideal. Si një “killer” i vërtetë para porte, Dodaj nuk fali. Me qetësi dhe instinkt sulmuesi, ai dërgoi topin në rrjetë në minutën e 95-të, duke vulosur përmbysjen dhe ndezur entuziazmin në shkallët e stadiumit.

Një gol që vlen sa një sezon, jo vetëm për mënyrën si erdhi, por për peshën që ka në ecurinë e kampionatit. Kjo fitore nxori në pah efikasitetin e zgjedhjeve të trajnerit Martini, i cili lexoi saktë rrjedhën e lojës dhe goditi me zëvendësimet. Lëvizjet e tij jo vetëm ndryshuan ritmin e ndeshjes, por treguan edhe cilësinë që kuqeblutë kanë në stol, një luks që jo çdo skuadër e kampionatit e posedon.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis
Sport

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

14/03/2026
VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis
Sport

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

14/03/2026
VIDEO/ Interi zhgënjen në Serie A, barazim ndaj Atalantës
Sport

VIDEO/ Interi zhgënjen në Serie A, barazim ndaj Atalantës

14/03/2026
VIDEO/ I mungonte prej kohësh, Dobra takohet sërish me golin në Angli
Sport

VIDEO/ I mungonte prej kohësh, Dobra takohet sërish me golin në Angli

14/03/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë
Sport

Vora në prag, tekniku i Partizanit: Nuk ka favoritë! Titulli? Ndeshjet i marrim me radhë

14/03/2026
“Krenari e madhe dhe përgjegjësi të jem këtu”, Maignan: Nuk iki, Milan shtëpia ime
Sport

“Krenari e madhe dhe përgjegjësi të jem këtu”, Maignan: Nuk iki, Milan shtëpia ime

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

14/03/2026
VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

VIDEO/ Një gol mjafton, Tirana merr 3 pikë ndaj Bylis

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al