Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun Gjirokastër, Flamur Golemi, në vijim të takimev të tij me struktura organizative të PS-së është ndalur së fundi në ish-komunën Odrie.
Siç ai shkruan në faqen e tij në Facebook, ky takim ishte i veçantë krahasuar me të tjerët që ka zhvilluar deri më tani pasi, rastisi të takoheje dhe me mësuesin e tij të shkollës fillore.
“Takimi me strukturat organizative të Partisë Socialiste në Odrie ishte ndoshta më i veçanti për mua deri më tani. Kjo për faktin se mes njerëzve që takova ishte edhe mësuesi im i shkollës fillore, Nasho Shituni. Dikur kur isha nxënës i tij e shikoja si frymëzim për të vazhduar përpara në rrugën e shkollimit. Sot inkurajimi i tij për të arritur sukses në angazhimin e ri që kam marrë si kandidat për deputet, është një mbështetje që ma bën më të lehtë përpjekjen tonë të përbashkët për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen”, shkruan Golemi në Facebook.
/ArgjiroLajm.net/