• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamurtari në udhëkryq, fitore ose spastrime. Kuqezinjtë luajnë gjithçka për gjithçka kundër Vllaznisë

08/03/2026
Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Flamurtari i dënuar për fitore ndaj Vllaznisë, drejtuesit vendosin ultimatum për skuadrën. Situata te Flamurtari nuk është e qetë në prag të sfidës së radhës në kampionat.

Skuadra vlonjate duket se është e “dënuar” për të marrë vetëm fitoren në ndeshjen e së dielës, ku në stadiumin e Vlorës do të presë kryesuesen e kampionatit, Vllazninë e Shkodrës. Kuqezinjtë ndodhen aktualisht në vendin e fundit të renditjes me 21 pikë, po aq sa ka edhe Tirana e vendit të parafundit.

Kjo situatë e vështirë në tabelë ka shtuar presionin mbi skuadrën, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur një ultimatum të qartë për futbollistët. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se drejtuesit kërkojnë vetëm fitoren, duke qenë se ndeshja luhet në shtëpi dhe përballë tifozëve vlonjatë. Sipas tyre, në këtë moment të sezonit nuk ka më vend për gabime apo hapa fals.

“Nuk do të ketë më tolerime. Ndeshjet në shtëpi duhet të fitohen patjetër”, është mesazhi që drejtuesit kanë përcjellë brenda skuadrës në prag të përballjes me shkodranët. Megjithatë, përballë Flamurtarit do të jetë një kundërshtar mjaft i fortë. Vllaznia kryeson renditjen dhe po zhvillon një sezon shumë të mirë, çka e bën edhe më të vështirë misionin e vlonjatëve për të marrë tri pikët. Drejtuesit e klubit presin reagim nga skuadra dhe një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ajo e deritanishme. Ata besojnë se faktori fushë dhe mbështetja e tifozëve mund të ndikojnë pozitivisht në rezultat.

OPERACIONI FSHESA – Ndërkohë, një tjetër çështje që po diskutohet në ambientin e klubit lidhet me të ardhmen e disa lojtarëve. Sipas informacioneve, një humbje në këtë sfidë mund të sjellë edhe largime nga skuadra. Nuk janë bërë ende të ditur emra konkretë, por mësohet se drejtuesit janë të gatshëm të ndërpresin kontratat me futbollistët që nuk kanë arritur të justifikojnë pritshmëritë dhe besimin e klubit. Sfida ndaj Vllaznisë shihet si një moment kyç për ecurinë e sezonit të Flamurtarit. Një fitore do të rikthente shpresën për mbijetesë, ndërsa një tjetër rezultat negativ mund ta thellojë edhe më shumë krizën në klubin vlonjat.

SËMUNDJA E MORIEROS – Situata mbetet e paqartë edhe në pankinë. Çështja e trajnerit italian Françesko Moriero është kthyer në një lloj telenovelë për klubin vlonjat. Praktikisht, duket se aventura e tij te Flamurtari është drejt fundit. Edhe pse zyrtarisht nuk ka një njoftim përfundimtar, burime pranë klubit bëjnë me dije se Moriero vuan nga një problem shëndetësor në “veshin e mesëm” dhe mund të ketë nevojë për trajtim jashtë vendit. Megjithatë, në ambientin sportiv qarkullon ideja se kjo situatë mund të jetë edhe një mënyrë për të mbyllur bashkëpunimin me trajnerin italian pa krijuar probleme financiare për klubin. Në këto rrethana, Flamurtari do të drejtohet edhe në ndeshjen e së dielës nga stafi teknik shqiptar, nga zëvendës trajnerët. Në pankinë pritet të jenë Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj, të cilët do të marrin përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën në këtë përballje shumë të rëndësishme.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Vijon të jetë i dëmtuar, Ernest Muçi jashtë listës për sfidën ndaj Alanyaspor
Sport

Plot 17.5 milionë euro për Muçin nga Europa, zbulohen prapaskenat e bujshme te Trabzonspori

23/04/2026
Abissnet Superiore/ Java e 33-të hapet me derbin Tirana – Partizani, përballje vendimtare për objektivat e sezonit
Sport

Abissnet Superiore/ Java e 33-të hapet me derbin Tirana – Partizani, përballje vendimtare për objektivat e sezonit

23/04/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Tabeku lider te bardheblutë, por Tirana pa “bomber” të vërtetë para derbit me Partizanin

23/04/2026
“Final 4” për vajza/ Përcaktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale & finale
Sport

“Final 4” për vajza/ Përcaktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale & finale

23/04/2026
Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët
Sport

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

23/04/2026
Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët
Sport

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vijon të jetë i dëmtuar, Ernest Muçi jashtë listës për sfidën ndaj Alanyaspor

Plot 17.5 milionë euro për Muçin nga Europa, zbulohen prapaskenat e bujshme te Trabzonspori

23/04/2026
Mimoza Ahmeti tregon historinë e njohjes me partnerin: Nuk ndahem dot…

Mimoza Ahmeti “hap sfidën e dronëve” në Ferma VIP: pas Taynës dhe Dafinës, kërkon edhe Era Istrefin

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al