• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flasin familjarët e gruas së ish policit të vrarë mbrëmë: Dea ngeli e vetme me dy fëmijë, Santiago i kishte lënë historitë e vjetra… (FOTO)

28/08/2019
Flasin familjarët e gruas së ish policit të vrarë mbrëmë: Dea ngeli e vetme me dy fëmijë, Santiago i kishte lënë historitë e vjetra… (FOTO)

Santjago Malko, 26-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të martës (27 gusht) në kryeqytet, la pas bashkëshorten e ve dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm disa muajsh.

I riu ishte i martuar me ish-efektiven e Policisë Dea Riçku, me origjinë nga Dibra dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë tre vjece dhe djalin 14 muajsh, të cilët tani do të rriten pa baba.

Cifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin bërë kurs për polic. Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos.

Në një prononcim për gazetën Panorama, familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santiago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshem për dy fëmijët e tij. Një dramë për një vajzë të re në moshë, e cila mbeti pa krahun e saj të djathtë, bashkëshortin dhe e vetme të përballojë sakrificat e rritjes së dy fëmijëve të mitur, ku djali ishte aq i vogël sa nuk arriti as ta njihte mirë të atin, ndërsa vajza do e mbajë mend gjithnjë fytyrën e tij sic e ka njohur deri dje./ Panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al