• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet Bardha: Rigonin e mbledh me burrin, s’mund t’i them malit “më jep një copë letër”

18/07/2025
Flet BardhaRigonin e mbledh me burrin, s’mund t’i them malit “më jep një copë letër”

Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Bardha Nesturaj. E njohur për buzëqeshjen dhe sinqeritetin e saj, Bardha është kthyer në simbolin e punës së ndershme e të palodhur, duke ruajtur me përkushtim traditën familjare të tregtisë që nisi në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe vëllezërit e saj.

Pak ditë më parë, ajo u bë virale në rrjetet sociale dhe në media pas një përplasjeje verbale me një inspektor tatimor, i cili i kërkonte faturë për rigonin që ajo vetë e kishte mbledhur në mal. “Kujt t’ia marr faturën për çajin që mbledh në mal, gurëve të malit?”, – thotë ajo me një buzëqeshje që fsheh lodhjen, por jo krenarinë.

Pavarësisht se ka mbaruar universitetin, Bardha zgjodhi të qëndrojë në treg. “Kam 35 vite me këtë punë. E kam nisur që fëmijë, bashkë me familjen. Sot jam vetëm unë që e vazhdoj. Mbaj familjen, rris djalin që studion në Fakultetin e Drejtësisë, kujdesem për burrin dhe për vëllanë që ka kaluar një operacion në zemër”, rrëfen ajo.

Puna e saj në treg është e vetmja burim të ardhurash për familjen, dhe gjithçka e mbulon me të: qiranë e shtëpisë, librat e shkollës, detyrimet për vëllain. Thotë se është në rregull me taksat dhe i respekton rregullat e shtetit, por nuk e di ende si klasifikohet: “Tregtar ambulant, biznes i vogël apo i mesëm? As vetë nuk e di.”

Shpreh paqartësinë për kërkesat e reja të qeverisë për faturat dhe etiketimin e çdo produkti. “Unë nuk mund të jem si supermarket. Klienti më ikën nëse e vonoj për një kupon. S’kam kushtet. Nëse duan kasë, do kenë kasë. Vetëm të vijnë njëherë në ditë me shi, jo gjithmonë me diell, e pastaj flasim për letra e kupona.”

Rigonin, çajin dhe produktet e tjera i mbledh në natyrë, me duart e saj dhe të bashkëshortit, në male. “Janë gjëra bio, të freskëta, pa kimikate. Nuk e di ku ta çoj më këtë pyetje për faturën. Mali s’më jep faturë”, përsërit me një ton që përzien humorin me revoltën.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al