• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet dëshmitari në Gjirokastër: “Çiça i bëri dy atentate, Jani Alia u betua se…”

05/05/2017
Flet dëshmitari në Gjirokastër: “Çiça i bëri dy atentate, Jani Alia u betua se…”

Në kërkesën për gjykim që Prokuroria e Tiranës ka hartuar ndaj katër personave të pandehur në lidhje me vrasjen e Elton Çiçës jepet edhe motivi i krimit.

Një motiv që lidh direkt viktimën e vrasjes, Elton Çiça me autorin e dyshuar nga Prokuroria, Jani Aliaj. Ky i fundit, sipas akuzës, ishte betuar të vriste Elton Çiçën pas përplasjeve që kishte pasur me të që në Burgun e Koridhalos në Greqi ku vuanin dënimin të dy protagonistët e kësaj historie armiqësore.

Pasi Jani Alia kishte vrarë një bashkëfshatar të Elton Çiçës, e kishte plagosur një të njohur të tij në Greqi, duket se kishte shpërthyer armiqësia. Prokuroria ka evidentuar se Elton Çiça ka organizuar një atentat në Tiranë dhe një në Gjirokastër me qëllim vrasjen e Jani Alisë, por që ky ka shpëtuar e më pas ka planifikuar vrasjen e kundërshtarit.

PROKURORIA PËR MOTIVIN

Nga të dhënat operative dhe procedurale të grumbulluara për këtë ngjarje janë ngritur disa pista hetimore për identifikimin e autorit të vrasjes, ku ndër të tjera nga organi i akuzës janë zhvilluar hetime në drejtim të një konflikti të mëparshëm që viktima Elton Çiça ka pasur me shtetasin Jani Alia, ku ky i fundit kishte deklaruar se do ta vriste Eltonin me çdo kusht”.

GRINDJET NË BURG NË GREQI

Grindjet midis dy personave të mësipërm kanë nisur gjatë kohës që viktima Elton Çiça dhe shtetasi Jani Alia kanë qenë duke vuajtur dënimin me burgim për vepra të ndryshme penale në burgun “Koridhalo” në Athinë, Greqi. Gjatë kohës së qëndrimit në shtetin grek, Jani Alia ka qëlluar me mjete prerëse, thikë, djalin e shtetasit Sh. B., me banim në fshatin Zhapokikë, Tepelenë, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin me burgim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Jani Alia ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë shtetasin Elton Çiça, po nga fshati Zhapokikë, Tepelenë, pasi ky i fundit kishte planifikuar të kryente vrasjen e shtetasit Jani Alia si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e “djalit të Sh.B.”.

Po gjatë kësaj periudhe kohore që ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë burg, shtetasi Jani Alia ka goditur me sende të forta shtetasin A.B., nga Berati, i cili është nip në qytetin Memaliaj, ku dhe qëndronte për periudha të gjata kohore, ku për shkak të këtij fakti shtetasi Elton Çiça dhe A.B. kanë pasur lidhje të ngushtë shoqërore.

ATENTATET NDAJ JANI ALISË

Më datë 11.01.2016, rreth orës 18:30, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në vendin e quajtur pranë qendrës “Globe” Tiranë ndaj shtetasit Jani Alia. Ky person nuk është dëmtuar si pasojë e kë- tyre të shtënave, por nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale, si thyerje xhamash të lokal “A….” në afërsi të vendit ku kanë ndodhur të shtënat me armë.

Më pas, më datë 24.04.2016, rreth orës 22:30, në aksin rrugor kombëtar “Ura e lumit – Lagja Punëtore”, Gjirokastër, shtetasi Jani Alia kur ka qenë duke udhëtuar në sediljen e pasme të automjetit tip “Volkswagen Polo”, me targa AA 609 MG, së bashku me shtetasin S.M., i cili ishte drejtues dhe pronari i këtij automjeti, janë goditur disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë e këtyre të shtënave ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e krahut të majtë shtetasi Jani Alia, i cili ka qenë dhe shënjestra e këtij atentati. Nga deklarimet e dhë- na më datë 06.05.2016, shtetasi S.M. ka shpjeguar se të dhënat për mjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri ne drejtim të tyre ia ka dhënë policisë, por kjo e fundit nuk e ka ndaluar, pasi makina dihej që ka ikur për në Tepelenë, duke pretenduar se atentati ndaj tyre ka qenë i planifikuar nga shtetasi Elton Çiça./panorama

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions

VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions

10/03/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Bilanc pozitiv/ 21 pikë nga 27 të mundshme, Vllaznia ndër më të mirat e momentit

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al