• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet djali i Fredi Belerit: Politika dhe paratë janë pas arrestimit të babait tim

25/08/2023
Flet djali i Fredi Belerit: Politika dhe paratë janë pas arrestimit të babait tim

Sa herë qeverisë i duhet të marrë një vendim kontrovers, opinioni përgatitet përmes lajmeve të manipuluara që synojnë ta çojnë perceptimin “në drejtimin e duhur”. Edhe arrestimi i Fredi Belerit u shoqërua me një propagandë të gjithanshme që është denoncuar nga familjarët e tij në një shkrim të BIRN, që ç’është e vërteta ishte krejtësisht i njëanshëm në rreshtimin e deklaratave apo hamendësimet mbi atë që ndodhi në Himarë.

Shkrimi pasqyron vetëm versionin e familjarëve të Belerit ndaj akuzave për blerjen e votave, tek prapaskenat e arrestimit, tek e kaluara e tij në përdhosjen e simboleve kombëtare shqiptare dhe atë për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi.

Nëpërmjet rrëfimit të djalit të Fredi Belerit, Petros raportohen disa nga momentet, që çuan në burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dy ditë para votimit, me akuzën e blerjes së votave.

“Në 33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar. Ky është Fredi Beleri dhe është me origjinë greke. Në zgjedhjet komunale të majit janë raportuar 35 raste të parregullsive zgjedhore. Vetëm Beleris është arrestuar dhe lënë në paraburgim” thotë Petro Beleri për BIRN.

Shpjegimin për arrestimin e të atit, vetë Petro Beleri herë e gjen tek diskriminimi i minoritetit grek në vendin tonë dhe herë tek rreziku që paraqiste zgjedhja e tij në krye të Bashkisë së Himarës për interesat financiare të investitorëve pranë kryeministrit Edi Rama.

“Babai im dyshohet se është arrestuar në flagrancë, por pa kryer asnjë krim në atë moment. Askund në përgjimet e paligjshme ai nuk duket se jep para apo pranon të japë para për të blerë vota. Nuk kishte asnjë urdhër gjykate për kryerjen e një hetimi të fshehtë përpara arrestimit që është parakusht sipas ligjit”, thotë ai.

Me nëntitullin “Propaganda e mediave shqiptare” trajtohet mënyra se si media jonë e përcolli lajmin e burgosjes së Belerit, duke u bazuar në pakënaqësinë që familjarët e tij kanë pasur për një nga emisionet e “Inside Story” në Top Channel.

Beleri veçon një filmim në “Inside Story” në lidhje me dhënien e parave dhe për takimet e Belerit me të infiltruarin e policisë. Sipas tij, në këtë emision u inskenuan nëpërmjet aktorëve dhënia e parave për votat dhe u tha se në dosje ekzistojnë video dhe audio-përgjime që implikojnë të atin.

“Gazetarët … nuk janë prokurorë për të përcaktuar se çfarë do të përfshihet në dosjen e lëndës. Gjithashtu në emisionin e supozuar investigativ, ata përdorën aktorë, të cilët shfaqeshin duke u dhënë para në emër të babait tim disa personave, duke lënë të kuptohet se kjo ishte video e regjistruar nga policia. E gjithë kjo është krejtësisht kundër etikës gazetareske”, shprehet ai.

Kushdo që ka ndjekur “Inside Story” në Top Channel e ka të qartë se përdorimi i aktorëve për të rikrijuar një situatë të caktuar është një proces pune rutinë i autorëve. Kjo nuk është hera e parë që aktorët performojnë në këtë emision, për t’i sjellë sa më të gjalla imazhet dhe skenat që raportohen nga gazetarët.

Por çështja është se ekzistenca e videos, ku pretendohet se janë shkëmbyer paratë dhe implikimi i Fredi Belerit është një moment vendimtar në dosjen që çoi në arrestimin e tij.

Lexo edhe: Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet)

Beleri dhe avokatët pretendojnë se nuk ekziston asnjë takim dhe asnjë bisedë mes tij dhe personit të instruktuar nga policia për të marrë paratë në këmbim të votave. Sipas tyre, nuk ka video dhe audio, që të provojnë takimin dhe se ky informacion është përhapur për të justifikuar arrestimin “në flagrancë”.

Në datën 31 Korrik, avokati i Belerit pranoi se prokuroria ka dorëzuar prova të reja, por sërish thotë ai nuk ka video dhe audio të bisedave mes Belerit dhe personit që pranon se ka marrë paratë. “Nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka as sot që kanë përfunduar hetimet” u shpreh avokati.

Inskenimi me pagesën e parave dhënies së parave në media nuk është rastësi. Nëse kthehemi pas në kohë, në ditët pas arrestimit qarkulloi informacioni se Beleri ishte kapur gafil, me audio dhe me video, duke dhënë para për të blerë vota. U tha se policia kishte përgjime që e gozhdonin kandidatin grek të Himarës në marrëdhënien me një të infiltruar të policisë. Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga arrestimi dhe asnjë prej këtyre materialeve nuk është publikuar në media.

Kuptohet se pas zhurmës që ka ngritur kjo çështje në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nëse përgjimet video dhe audio do të ishin publikuar do t’i vinin kapak një herë e mirë historisë. Përndryshe sajimi i tyre është një një manipulim i i frikshëm që bën bashkë gjyqësorin, politikën dhe median dhe përballë të cilit do të ishte i humbur secili prej nesh./Balkaninsight.com

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën (VIDEO)

03/11/2026
VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al