Izet Haxhia, një ndër themeluesit dhe njohës i hershëm i Partisë Demokratike, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ka renditur disa arsye kryesore të humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Ish-truproja i Sali Berishës mendon se hija e Berishës, rreshtimi i Partisë Demokratike kundër Reformës në Drejtësi dhe Perëndimit, janë shkaqet kryesore të disfatës.Ish-truproja i Sali Berishës mendon se hija e Berishës, rreshtimi i Partisë Demokratike kundër Reformës në Drejtësi dhe Perëndimit, janë shkaqet kryesore të disfatës.
Haxhia shton se Partia Demokratike nuk mund t’i fitonte kurrsesi zgjedhjet parlamentare duke pasur si ideolog të Republikës së Re një spiun, siç e quan ai, grek dhe të ish-Sigurimit të Shtetit si Prec Zogaj. I pyetur për mundësinë e krijimit të një partie të re nga grupi kundërshtar i Bashës në PD, ish-truproja i Sali Berishës thotë se, kjo parti ka qenë gjithmonë e përfshirë në një luftë agjenturash, ku gjithnjë ka fituar klani serb, me përfaqësues Sali Berishën dhe më pas Lulzim Bashën.









