• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet vëllai i vrasësit të studentes: Të dielën do shkonim në shtëpinë e Arielës, por ajo qëndroi në Tiranë!

24/01/2018
‘Mos e vra Arielën dhe kur ajo të thotë JO, por e pranoni refuzimin si zotërinj’

Një detaj i ri në marrëdhënien mes Aldison Belulit dhe Ariela Muratit është zbuluar nga vëllai i vrasësit. Ditën e dielë, kur ndodhi ngjarja familja e djalit ishte bërë gati të shkonte në shtëpinë e Arielës për t’u sqaruar mbi marrëdhënien mes dy të rinjve. Ariela qëndroi në Tiranë dhe duket se vendimi i vajzës për të mos u kthyer në Zharrëz ka provokuar 23 vjeçarin që ka ardhur vetë në Tiranë. Në një intervistë për Panorama, Arben Belulaj tregon se çfarë pritej të ndodhte ditën e dielë.

Kishin biseduar me të ditën e ngjarjes, të dielën?

Po, kam folur. Nuk e dija që kishte shkuar në Tiranë. Mua më pati thënë se ishte në Fier. Kam folur në telefon, e kam pyetur se ku ishte e më tha se po pinte kafe. “Jam në Fier, po pi kafe me një shok dhe do vij”, kështu më pati thënë atë ditë. Më tha që të mos bëheshim merak se do të vinte. E kemi marrë në telefon gjithë ditën dhe gjithë kohës na ka thënë se ishte në Fier me një shok.

Ju kishte folur për ndonjë gjë në lidhje me vajzën?

Ai ishte tip shumë i mbyllur në vetvete dhe nuk i tregonte askujt për gjërat që bënte. Mua më thoshte shiko familjen tënde, ke fëmijët.

Ka pasur dëshmi se ju si familje kishit kërkuar dorën e vajzës te prindërit e saj. Si është e vërteta?

Ne vajtëm në shtëpi që të bënin një ballafaqim mes djalit dhe vajzës. Pasi vajza kishte mohuar çdo gjë, çdo lidhje me Aldin. Jo se i është kërkuar dora. Kemi shkuar për një sqarim. Kjo ka qenë situata. Atë ditë e kishim lënë për në fundjavë, që të flisnim tamam se si do të vazhdohej. Pra, për të dielën, ditën kur ndodhi ngjarja. Vajza nuk erdhi nga Tirana në fundjavë, por ndodhi ajo që ndodhi.

Në të vërtetë, a kanë pasur lidhje më përpara?

Është normale kjo. Të jesh me një vajzë 3 vjet e të mos kesh lidhje. Është lidhje 3- vjeçare, nuk është lidhje 1 apo 2-ditore.

Pra, vëllai juaj donte që këtë lidhje ta formalizonte, të shkonte drejt fejesës?

Aldi e donte shumë. E donte me shpirt. Nuk mund ta ndalonte dot askush atë që ndiente ai për atë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al