Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Punëve Publike Fadil Bojo dhe në vend të tij ka emëruar nëndrejtorin Ethem Seferi.
Ndërkohë Bojon e ka kaluar në postin e nëndrejtorit. Thënë thjeshtë, nëndrejtori është bërë drejtor dhe drejtori nëndrejtor.
Lajmi konfirmohet për newsbomb.al nga vetë kryebashkiakja e cila e ka komentuar këtë thjesht si një “kalim” që nuk shkarkon askënd nga detyra.
Fadil Bojo ka ushtruar detyrën e drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës prej disa vitesh dhe pretendon se vendimi i marrë sot nga kryebashkiakja është tërësisht politik.
Kujtojmë se në shkurtin e këtij viti, Rami shkarkoi nënkryetarin Ylli Muho, një tjetër emër që vjen nga rradhët e PS./newsbomb.al