• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Forcat amerikane u kundërpërgjigjen sulmeve me raketa në Siri

29/06/2021
Forcat amerikane u kundërpërgjigjen sulmeve me raketa në Siri

Trupat amerikane në Siri u kundërpërgjigjën pas një sulmi me raketa ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara, tha koloneli amerikan Wayne Marotto, zëdhënës i ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik.

”Forcat amerikane në Siri, ndërsa ishin nën sulme të shumta me raketa, vepruan në vetëmbrojtje dhe u përgjigjën me artileri mbi pozicionet e hedhjes së raketave”, shkroi ai në rrjetin twitter.
Burimet i thanë Zërit të Amerikës se raketat shënjestëruan një bazë ushtarake në Deir ez-Zour e njohur fshati i Gjelbër. Zoti Marotto i tha Zërit të Amerikës se forcat amerikane u kundërpërgjigjën me predha artilerie 155 milimetërshe.
Sulmi me raketa nuk shkaktoi dëme në njerëz dhe dëmet tjera janë duke u vlerësuar, shkroi ai.
Shkëmbimi i zjarrit u bë disa orë pasi ushtria amerikane tha se goditi tre objektiva afër kufirit midis Sirisë dhe Irakut të përdorura nga milicitë e mbështetura nga Irani për të kryer sulme me dronë mbi personelin dhe objektet amerikane.
“Unë urdhërova sulmet e mbrëmshme ajrore duke vënë në shënjestër vendet e përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani, përgjegjës për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak”, tha të hënën në Zyrën Ovale, presidenti amerikan Joe Biden.
Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, objektet përdoreshin nga grupet e milicisë, duke përfshirë Kataeb Hezbollahun dhe Kataeb Sayyid al-Shuhada, dy fraksione ushtarake irakiane me lidhje të ngushta me Teheranin. Dy nga shënjestrat ishin brenda Sirisë dhe një në Irak.
“Sulmet kundër trupave tona duhet të ndalen dhe për këtë arsye presidenti urdhëroi operacionin e mbrëmshëm në vetëmbrojtje të personelit tonë,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Trupat amerikane në Irak janë sulmuar nga dronë tre herë në “pak më shumë se një muaj”, i tha Zërit të Amerikës gjeneral Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së në një intervistë në Kajro më 15 qershor. Sulmet nuk shkaktuan viktima.
“Në Irak ka shumë dronë. Disa prej tyre janë të vendit. Disa kanë ardhur nga Irani. Jemi të sigurt për këtë,” tha gjeneral McKenzie.
Zëdhënësja e Pentagonit, Komandante e Marinës Jessica McNulty shtoi të hënën se “milicitë e mbështetura nga Irani kanë kryer të paktën pesë sulme me mjete ajrore pa pilot të njëanshme kundër mjediseve të përdorura nga personeli i SHBA-së dhe koalicionit në Irak që nga prilli, si edhe sulme të vazhdueshme me raketa kundër SHBA-së dhe forcave të koalicionit “.
“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë forcat tona në mbarë rajonin dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ose sulmi,” tha ajo.
Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi dënoi të hënën sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në territorin e vendit të tij duke e quajtur atë një shkelje të sovranitetit kombëtar që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Ushtria e Irakut tha se vendi i saj nuk duhet të jetë një arenë “për të larë hesapet”.
Zonja Psaki vuri në dukje se SHBA pajtohet me një thirrje për ulje tensionesh nga kryeministri irakian por tha të hënën se administrata ndihej e sigurt tek “arsyetimi ligjor” i saj për goditjet.
“Presidenti Biden ka qenë i qartë se ai do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të dielën vonë, duke shtuar se sulmet ishin “të kufizuara”.
Sulmet me raketa dhe dronë kundër trupave të koalicionit kanë qenë të shpeshta që kur një sulm me dron në janar 2020 afër aeroportit të Bagdadit shkaktoi vdekjen e Qasem Soleimanit, udhëheqës i forcës elite iraniane, Quds. Udhëheqësi i milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis u vra gjithashtu në atë goditje.
Sulmet, shënojnë herën e dytë që Shtetet e Bashkuara ndërmarrin goditje ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Siri, që kur presidenti Joe Biden mori detyrën
Në fund të shkurtit, SHBA vunë në shënjestër ndërtesa në Siri që i përkisnin asaj që Pentagoni tha se ishte milici e mbështetur nga Irani, përgjegjëse për sulmet kundër personelit amerikan dhe aleatëve në Irak.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të së hënës me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio në Romë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ndërmori një “veprim të nevojshëm, të përshtatshëm, me qëllimin për të kufizuar rrezikun e përshkallëzimit ndërsa dërgonte një mesazh “të qartë” parandalimi./VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

16/12/2025
Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

Edicioni i tretë i Open Stage, Drejtori Teknik Pea: Një mundësi reale për të mos humbur asnjë talent shqiptar

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al