• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është gati të nisë, me ndeshjen Vllaznia–Skënderbeu që do të çelë zyrtarisht kampionatin ditën e premte, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të startit të sezonit 2026–2027, Drejtori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani, ka folur për fshf.org, duke prezantuar risitë e kampionatit, formatin e ri të garës dhe pritshmëritë për një sezon sa më të bukur sportiv.

Sulejmani është ndalur fillimisht te starti i kampionatit dhe ceremonia tradicionale e hapjes, e cila këtë vit do të zhvillohet në shtëpinë e kampionëve në fuqi, Egnatias.

“Kampionati nis ditën e premte. Ndeshja e parë që do të zhvillohet është Vllaznia – Skënderbeu, në orën 21:00. Gjithashtu ditën e shtunë, do të luhen dy ndeshje dhe dy takimet e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Si çdo vit ceremonia e hapjes organizohet te ekipi kampion, ku këtë sezon është Egnatia dhe në ndeshjen Egnatia – Tirana, e planifikuar ditën e diel, do të bëhet ceremonia e hapjes së kampionatit”, – tha Marjus Sulejmani.

Drejtori i Garave në FSHF ka shpjeguar edhe ndryshimet që sjell sezoni i ri, me një format të ri të kampionatit pas përfundimit të fazave të rregullta.

“Risitë janë të shumta. Këtë sezon kemi ndryshim të formatit të garës, ku pas tre fazave të rregullta, ekipet do të ndahen në dy faza: play-off ku do të garojnë gjashtë ekipet e para për shpalljen e ekipit kampion dhe katër ekipet e tjera që janë të renditura nga vendi i shtatë në vendin e dhjetë që do të marrin pjesë në fazën play-out.

Siç e dini ekipet do të aktivizojnë lojtarë me pasaportë shqiptare të datëlindjes 2007 e në vijim ku në “Abissnet Superiore” rregulli është i tillë, ku ekipet do të duhet ta nisin ndeshjen me një lojtarë minimalisht të datëlindjes 2007 që do të duhet të aktivizohet një pjesë loje. Ndërsa përsa i përket kategorive të tjera, të parë, dytë dhe të tretë ky rregull është që ekipet do të duhet të aktivizojnë lojtarë të datëlindjes 2007 me pasaportë shqiptare gjatë gjithë ndeshjes”, – tha Marjus Sulejmani.

Duke folur për formatin e ri të kampionatit, Marjus Sulejmani thekson se gara do të jetë dinamike dhe shpreh urimin për një sezon me sa më shumë tifozë, spektakël dhe fair-play në fushë dhe në tribuna.

“Struktura e kampionatit është e tillë ku skema është shumë dinamike. Urojmë që të kemi sa më shumë tifozë, sa më shumë spektakël, sa më shumë fair-play si në fushë dhe në tribuna”, – tha Marjus Sulejmani.

Drejtori i Garave në FSHF ka vlerësuar gjithashtu paraqitjen e skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane, duke u uruar suksese Egnatias dhe Dinamo City në sfidat e tyre të radhës.

“Këtë sezon kemi një përfaqësim shumë dinjitoz të Egnatias, që ka siguruar tashmë fazën e ligës në UEFA Conference League, por është akoma në garë për të marrë pjesë në Europa League, ku ndeshja e parë do të luhet më 20 gusht dhe takimi i kthimit më 27 gusht.

Gjithashtu, Dinamo City më 20 gusht ka ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 gusht. Urojmë që të dyja ekipet si Egnatia dhe Dinamo City të kualifikohen, ku tashmë Egnatia ka siguruar fazën e ligës në Conference League, urojmë që të shkojë në Europa League. Gjithashtu, shumë suksese Dinamos që në ndeshjen e play-off-it të kualifikohet në fazën e ligës së Conference League”, – tha Marjus Sulejmani.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos
Sport

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion
Sport

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
Kategoria e Parë/ Pesë fitore në javën e dytë, Besa shkëlqen ndaj Sopotit
Sport

Kategoria e Parë/ Pesë fitore në javën e dytë, Besa shkëlqen ndaj Sopotit

12/09/2026
VIDEO/ Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Sport

VIDEO/ Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët

12/09/2026
Ilir Daja nuk humb kohë, përgatit Dinamon për derbin në Kupë – Balkanweb.com – News24
Sport

Fitorja ndaj Partizanit, Daja: Jam i kënaqur, bravo ekipit!

12/09/2026
“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur
Sport

Trajneri i Elbasanit: Jam optimist, dua fitore ndaj Egnatias

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

VIDEO/ Real Madrid kthehet te fitorja në La Liga, argëtohet ndaj Vallecanos

13/09/2026
Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

Milan “zgjohet” në pjesën e dytë, barazim thriller me Lazion

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al