• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Hamilton beson: Ferrari ka gjithçka për titullin, ky është viti i rilindjes

05/03/2026
FORMULA 1/ Hamilton beson: Ferrari ka gjithçka për titullin, ky është viti i rilindjes

Kampionati Botëror 2026 i Formulës 1 është gati të nisë.

Nga Melburni do të startojë këtë fundjavë një nga sezonet më të debatueshme dhe më të përfolura të viteve të fundit, mes ndryshimit të rregullores dhe njësive të reja të fuqisë që mbeten një pikëpyetje e madhe. Megjithatë, ka nga ata që shfaqin optimizëm dhe janë të bindur se do të bëjnë më mirë se vitin e kaluar, siç është Luis Hamilton. “Viti i Kalit (sipas kalendarit kinez) ofron mundësinë e një rilindjeje dhe nga pikëpamja teknike, në F1 të gjithë nisin nga zero. Nuk ka asgjë më emocionuese, është e mrekullueshme”, deklaron Hamilton.

VITI I DUHUR – Në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera”, piloti britanik përdor fjalë të ngrohta për skuadrën e tij, Ferrarin: “Vetëm dy persona në botë drejtojnë një Ferrari në F1 dhe unë jam një prej tyre”. Hamilton më pas u drejtohet edhe tifozëve: “Është e pabesueshme empatia e tyre, si në ditët e mira ashtu edhe në ato të vështira. Nuk mund të premtojmë asgjë, por mjafton të bësh një xhiro këtu brenda (në Maranelo) për të kuptuar përpjekjet e jashtëzakonshme të çdo personi”.

KOMENTI PËR MAKINËN E RE – “Prej 14 muajsh po punoj njëvendëshen e vitit 2026, në simulator dhe me inxhinierët. Ndryshe nga makina e mëparshme, që e gjeta tashmë të projektuar dhe ku mund të ndryshoja shumë pak, në këtë makinë ka pak nga ADN-ja ime dhe kjo më entuziazmon”, shprehet shtatë herë kampioni i botës.

MARRËDHËNIA ME LËKLERKUN – Nuk mungoi as një koment për raportin me shokun e skuadrës, Sharl Lëklerk: “Qëllimi im nuk është të ndaj tifozët. Ne të dy duam të fitojmë dhe është e qartë se do të doja të isha unë ai që triumfon dhe po punoj për këtë. Por skuadra vjen në radhë të parë. Sharl është një pilot fenomenal, për mënyrën si drejton dhe për etikën e tij, dhe ai është këtu prej tetë vitesh”, deklaron 41-vjeçari. Hamilton ka gjithsesi një bindje të fortë për këtë sezon: “Pas asaj që kaluam vitin e kaluar, mund të përballojmë çdo situatë. Kjo skuadër ka gjithçka për të fituar. Duhet ta përfundojmë punën së bashku me tifozët. Është më e lehtë ta thuash sesa ta realizosh, por erdha te Ferrari sepse besoja dhe vazhdoj të besoj”, përfundon piloti britanik.

Related Posts

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League

06/10/2026
LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO)

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg”, protestohet në stadiumin kombëtar, policia afrohet për të marrë banderolën

LIVE/ Shtyllë e Shqipërisë, i afrohemi golit të dytë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Shqipëria kryeson pas 45 minutash lojë, vendos Asllani – Balkanweb.com – News24

06/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League

06/10/2026
LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24

LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO)

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al