• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Kimi Antoneli nuk fshihet: Jam kandidat për titullin, s’ndjej presion

20/04/2026
FORMULA 1/ Kimi Antoneli nuk fshihet: Jam kandidat për titullin, s’ndjej presion

Me sezonin në pauzë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, me dy gara të anuluara në Bahrejn dhe Arabinë Saudite, Formula 1 po sheh dritën në fund të tunelit, teksa bëhet gati për Çmimin e Madh të Majamit.

“Ka zgjatur shumë, mezi pres të rikthehem në makinë”, pranon lideri i kampionatit, Andrea Kimi Antoneli. Dy fitoret e tij bindëse në Shangai dhe Suzuka e kanë ngritur në krye, ndërsa ka një avantazh prej 9 pikësh (72-63) ndaj shokut të skuadrës Xhorxh Rasëll dhe 23 pikë ndaj Sharl Lëklerkut të Ferrarit. Antoneli u shfaq para mediave me një qëndrim të qetë. Piloti i Mercedesit e di se ka një mundësi të madhe dhe synon ta shfrytëzojë.

“Sigurisht që e konsideroj veten kandidat, për këtë arsye jam këtu. Dua të fitoj gara dhe tituj. Është një mundësi e madhe, kemi një makinë shumë të mirë dhe duam ta shfrytëzojmë”, u shpreh talenti italian. Rivali i tij më i afërt mund të jetë vetë shoku i skuadrës, siç ndodhte dikur te Mercedesi në kohën e duelit Luis Hamilton – Niko Rosberg. Megjithatë, Antoneli largon çdo dyshim: “Ka respekt dhe marrëdhënia është shumë e fortë. Punojmë mirë bashkë dhe dinamika mbetet pozitive”. Por, tani situata ka ndryshuar, pasi nuk është më si në vitin 2025, kur Rasëll ishte simbol i qëndrueshmërisë dhe Antoneli thjesht përpiqej të mbijetonte.

Tani Kimi ka një tjetër qasje: “Ndihem më i fortë dhe në kontroll të situatës. Kam më shumë eksperiencë në pista, e di ku duhet të fokusohem. Shpresoj që kjo të më ndihmojë në pistat ku kam pasur vështirësi. Objektivi është të rikthehemi aty ku e lamë”. Pa ngutje, sipas tij, qasja është gara pas gare: “Përpiqem të jem në pozicionin më të mirë të mundshëm për të arritur një rezultat të madh. Nuk dua të mendoj që tani për rezultatin final. Duhet të fokusohem te e tashmja dhe të nxjerr maksimumin nga makina. Kjo arrihet duke u përqendruar te procesi dhe duke rritur nivelin hap pas hapi. Rasëll është shumë i fortë dhe të tjerët do të jenë gjithashtu afër”, shprehet 19-vjeçari.

NJË AVANTAZH Ka edhe faktorë të tjerë që shpjegojnë fenomenin Antoneli, përveç forcës mendore dhe vetëbesimit. Njëri lidhet me rregulloren e re, pasi ai është përshtatur shpejt me makinat e reja, të cilat për shumë pilotë po rezultojnë të vështira: “Ne të rinjtë jemi mësuar të ngasim çdo vit një makinë të ndryshme dhe kështu ka ndodhur edhe këtë sezon. Duhet të përshtatesh dhe kjo më ka ndihmuar…”.

Edhe pse nuk e thotë hapur, ëndrra është e qartë: të shkruajë emrin në historinë e sportit dhe të rikthejë Italinë në majë. “Nuk ndjej presion. E di që pritshmëritë janë më të larta pas dy fitoreve dhe një fillimi të fortë sezoni. Por unë fokusohem vetëm te procesi dhe te ajo që duhet të bëj”, përfundon Andrea Kimi Antoneli, i cili është i vetëdijshëm se ky është momenti i tij dhe se është më shumë se një kandidat…3

Related Posts

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e
Sport

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash
Sport

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc
Sport

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”
Sport

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

24/07/2026
E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve
Sport

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

24/07/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet
Sport

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al