• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Perez dhe ferri Red Bull: U bëra për psikolog

11/01/2026
FORMULA 1/ Perez dhe ferri Red Bull: U bëra për psikolog

Serxhio Perez, i cili këtë vit rikthehet në Formula 1 me skuadrën debutuese Kadillak, ka folur sërish për përvojën e tij të vështirë te Red Bulli. Një rikthim pas një viti larg timonit, por sidomos pas katër sezonesh te Red Bulli, ku jetoi rolin e vështirë të “numrit dy” pas Maks Vershtapenit.DPPI_00124025_1324Një periudhë gjatë së cilës piloti meksikan i ishte drejtuar edhe psikologut: “Seancat me psikologun kishin arritur të më kushtonin 6.000 sterlina secila”, tregon Perez. “Ishte një situatë shumë e vështirë për t’u përballuar. Vetëm ata që janë jashtëzakonisht të fortë mendërisht mund të rezistojnë në kushte të tilla”, rrëfen piloti. Pikërisht për këtë arsye, meksikani ka vendosur të flasë hapur, duke zbuluar prapaskena dhe vështirësi nga vitet e tij në “Milton Keynes”.

PSIKOLOGU I MARKOS Historia mes Red Bull dhe Serxho Perez përfundoi papritur në fund të vitit 2024, kur sezoni zhgënjyes i meksikanit e bindi Helmut Markon të grisë kontratën dyvjeçare që ishte firmosur vetëm pak muaj më parë. Megjithatë, Perez e kishte kuptuar që në fillim se klima brenda skuadrës nuk ishte aspak e lehtë: “Që kur mbërrita, pata shumë vështirësi. Rezultatet nuk vinin dhe më këshilluan të shkoja te një psikolog” tregon Perez në podkastin “Cracks”. Çeko e ndoqi këshillën, por surpriza erdhi disa muaj më vonë: “Në fabrikë më erdhi një faturë prej 6.000 sterlinash… për vetëm një seancë. U thashë t’ia dërgonin Helmut Markos. Dhe në fund, ai e pagoi”.

“MAKS? NJË FERR” Situata u bë edhe më e ndërlikuar për shkak të bashkëjetesës me Maks Vershtapenin: “Ishte një ferr i vërtetë, ndoshta roli më i keq që mund të të ndodhë në Formula 1”. Prioritetet e skuadrës ishin të qarta që në fillim: “Në takimin tonë të parë, Horner ma shpjegoi hapur se makina ishte ndërtuar sipas nevojave të Maksit dhe se Red Bullit përdorte dy makina vetëm sepse rregullorja e kërkonte”. Kjo gjë reflektohej qartë edhe në pistë: “Të ishe më i shpejtë se Maksi ishte problem. Të ishe më i ngadalshëm ishte edhe më keq. Gjithçka ishte problem. Dhe kur fitoja unë, atmosfera bëhej jashtëzakonisht e tensionuar”, tregon Perez.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Flamurtari mund Bylis, barazim mes Egnatias dhe Elbasanit
Sport

Flamurtari mund Bylis, barazim mes Egnatias dhe Elbasanit

18/01/2026
Flamurtari mund Bylis, barazim mes Egnatias dhe Elbasanit
Sport

Flamurtari mund Bylis, barazim mes Egnatias dhe Elbasanit

18/01/2026
Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë
Sport

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

18/01/2026
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit, Muçi i mahnit të gjithë në futbollin turk

18/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Elbasani, “peng” i skuadrave të fundtabelës! Alarm verdheblu, pa kapitenin bie edhe prapavija

18/01/2026
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit, Muçi i mahnit të gjithë në futbollin turk

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

18/01/2026
Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia!

Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia!

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al