• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Tension mes pilotit holandez dhe Red Bullit, shpërthen Vershtapen: Mallkuar qoftë kjo makinë

07/07/2026
FORMULA 1/ Tension mes pilotit holandez dhe Red Bullit, shpërthen Vershtapen: Mallkuar qoftë kjo makinë

Maks Vershtapen pati një fund të hidhur në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, event i zhvilluar të dielën në Silverston. Ai kishte bërë një rikuperim të fortë deri në vendin e tretë në garë dhe po i afrohej një podiumi që do t’i lejonte të ngushtonte ndjeshëm diferencën me Kimi Antonelin, pasi piloti italian ishte tërhequr, si edhe me Xhorxh Rasëllin që ndodhej pas tij.

Megjithatë, holandezi doli në zhavorr kur kishin mbetur edhe katër xhiro deri në fund dhe u detyrua të tërhiqej. Pas kësaj, ai mbetet 103 pikë pas Antonelit dhe renditet i shtati në klasifikimin e përgjithshëm të Kampionatit Botëror të Formulës 1. Nëpërmjet radios, “33”-shi shpërtheu duke deklaruar: “Jam i shkatërruar. Mallkuar qoftë kjo makinë. Është e pabesueshme, në mënyrë të tmerrshme”.

SHKAKU I TËRHEQJES – Më vonë, piloti i Red Bullit zbuloi shkakun e aksidentit: “Është i njëjti problem si në kualifikueset në Austri. Krahu aerodinamik i pasmë nuk mbyllet plotësisht, humbet ngarkesë aerodinamike, makina rrëshqet dhe del nga pista. Një herë mund të ndodhë, por dy herë radhazi është e rrezikshme”, tha Vershtapen, duke iu referuar problemit të mëparshëm në Q3 në Red Bull Ring. Vershtapen nuk ishte i sigurt nëse problemi mund të përsëritet në të ardhmen: “Gjithmonë mund të rregullohet, por fakti që ndodh dy herë nuk është aspak i mirë”, shtoi ai.

MAKINË E VËSHTIRË – Katër herë kampioni i botës u shpreh shumë i pakënaqur me makinën RB22, përtej defektit final: “Është shumë e vështirë për t’u drejtuar. Me gomat e forta ishim shumë të ngadaltë. Nuk e kam shijuar aspak garën”, deklaroi holandezi. Vershtapen nuk e fshehu zhgënjimin për gjithçka që ndodhi: “Është e dhimbshme, është frustruese. Po përpiqesh të japësh maksimumin. Gjatë gjithë fundjavës nuk kam qenë i kënaqur me makinën, më ka munguar shpejtësia në vijat e drejta. Edhe performanca në garë ishte e njëjtë… Unë do të kisha bërë ndryshime dhe do të kisha nisur nga ‘pit lane’”, tha piloti i Red Bullit, duke reflektuar edhe mosmarrëveshjet me ekipin. Ai shtoi me tone të forta: “Tani për tani kam dëshirë të shkoj në shtëpi dhe të mos mendoj për Formulën 1”.

TENSION TE RED BULLI – Më vonë, sipas disa gazetarëve holandezë, Vershtapen ka pasur një takim me Laurent Mekies, drejtorin e Red Bullit, së bashku me rrethin e tij të afërt. Thuhet se në bisedë ka pasur tension, në një moment kur flitet edhe për negociata të mundshme me MekLarenin dhe për faktin se Vershtapen nuk ka konfirmuar vazhdimin me skuadrën austriake për vitin 2027, pavarësisht kontratës që ka, pasi mund të aktivizojë klauzolën e performancës për t’u larguar. Megjithatë, vendet e lira në ekipet më të forta të Formulës 1 janë shumë të kufizuara ose pothuajse inekzistente.

Related Posts

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit
Sport

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar
Sport

I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

14/07/2026
Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje
Sport

Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje

14/07/2026
Shumë ndeshje me drita, një skuadër pa stadium në elitën e futbollit shqiptar
Sport

Shumë ndeshje me drita, një skuadër pa stadium në elitën e futbollit shqiptar

14/07/2026
Shkambi: Mbappe super i motivuar, dëshiron t’i tregojë botës se është pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo (VIDEO)
Sport

Shkambi: Mbappe super i motivuar, dëshiron t’i tregojë botës se është pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo (VIDEO)

14/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al