• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Formula e ndarjes së mandateve, ja sa vota duhen për 1 deputet në Gjirokastër

23/06/2017
Formula e ndarjes së mandateve, ja sa vota duhen për 1 deputet në Gjirokastër

Në ditën e fundit të fushatës, dy ditë para zgjedhjeve, Instituti i Studimeve politike publikon një analizë sa i takon formules se ndarjes se mandeve.

Sipas saj, ajo përcaktohet nga numri i partive që kanë pretendim real për mandate, skemat taktike informale mes partive dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Afrim Krasniqi shkruan se kufiri minimal për mandatet (pragu 3% ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDAS, PSD, APD, FRD, PKD, etj. Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit

Zgjedhjet po mbyllen, tani mbeten kalkulimet elektorale dhe verifikimet e fundit. Në këtë fazë partitë bëjnë tri gjëra: e para verifikojnë besnikërinë e komisionerëve të tyre dhe përzgjedhin numëruesit; e dyta verifikojnë qytetarët e mundshëm për pjesëmarrje në votime në mënyrë që ata me potencial vote pro, të shkojnë patjetër në votime, dhe ata me potencial vote kundër të mos shkojnë në votim; e treta kalkulojnë zonat bastione dhe numrin e votave të mundshme në secilën qendër votimi dhe njësi administrative.

Mitingu përmbyllës apo prezantimet në media nuk kanë më ndikim tek elektorati.

Pikërisht, në funksion të pikës së tretë, Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) përmes mbështetjes së fondacionit gjerman, KAS me database elektorale www.vota.al ofron falas për çdo kandidat, parti, subjekt apo media, qytetar votues apo abstenues, të dhëna të detajuara për çdo qendër votimi në disa prej proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Bazuar në këto të dhëna dhe në vendimet e Kolegjit Zgjedhor 2013, me të njëjtin numër votuesish dhe me formulë të njëjtë kalkulimi, rezulton se pragu minimal 3% që partitë duhet të kalojnë në çdo qark luhatet nga 1404 vota në Kukës në 13542 vota në Tiranë. Kalimi i pragut nuk do të thotë marrje e mandatit. Vetëm në Tiranë kalimi i pragut sjell automatikisht edhe fitoren e një mandati parlamentar. Në qarqet e tjera duhen deri në 6 herë më shumë vota.

Referuar të njëjtës pjesëmarrje dhe formulës së kalkulimit të mandateve, për një mandat parlamentar ka ndryshim votash në varësi nga qarku. Për shembull, më 2013 një mandat merrej më lehtë në Kukës e Lezhë sesa në qarqet e tjera. Me ikjen e mandatit të katërt në Kukës, pragu për një mandat rritet ndjeshëm, dhe shkon në nivelet e Tiranës. Numri i votave për një mandat mbetet e lart në Tiranë (nga 11 deri në 13 mijë vota), ndjekur nga Dibra e Durrësi dhe më pas Fieri dhe Berati. Në Gjirokastër duhen të paktën 10 mijë e 162 vota për një mandat deputeti.

Formula përcaktohet nga numri i partive që kanë pretendim real për mandate, skemat taktike informale dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje. Shembulli i Kukësit 2013, ku për mandatin e fundit diferenca midis dy koalicioneve të mëdha ishte vetëm 9 vota (9259 me 9250) tregon se në disa raste, vetëm një grusht votash vendosin fatin e një deputeti dhe një subjekti elektoral.

Nga ana tjetër, nëse numri i qytetarëve që do të shkojnë në votime rritet 1-3% në krahasim me 2013, atëherë pragu elektoral dhe mundësia për të fituar një mandat rritet deri me 500-900 vota.

Nëse pjesëmarrja e zgjedhësve në votime ulet, atëherë çdo ulje ndikon edhe në uljen e numrit të votave të nevojshme për të fituar një mandat. Kjo vlen sidomos në qarqet e mëdha ku ka më shumë mandate në dispozicion.

Korça e Durrësi, Kukësi dhe Tirana kanë numër të ndryshëm mandatesh nga 2013, – ato që humbën mandatet pësojnë rritje të numrit të votave për një mandat, ato që përfituan rritje mandatesh përfitojnë ulje të numrit të votave për një mandat.

Kufiri minimal për mandatet (pragu 3% ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDA, PSD, APD, FRD, PKD, etj.

Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit. Problemi tjetër lidhet me deformimet e sistemit: partitë që marrin shumë vota, megjithatë nuk kalojnë pragun elektoral ose nuk arrijnë numrin e votave për një mandat penalizohen dy herë, – nuk fitojnë mandat për shkak të sistemit të votimit dhe nga ana tjetër, votat e tyre de facto përkthehen në mandate parlamentare për partitë e mëdha politike, sidomos Partinë Socialiste (80%) dhe Partinë Demokratike (60%). A.K

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

13/03/2026
Ben Affleck ndryshon pamje pas përjashtimit nga lista e aktorëve më tërheqës mbi 50-vjeç

Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al