Taulant Dedja ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste është martuar dy ditë më parë me psikologen e njohur Jeta Toçilla.
Çifti është celebruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Edhe pse të dy kishin dy bashkëjetesa të gjata më parë, kjo ishte hera e parë që celebroheshin dhe madje organizonin një dasmë sipas traditës.
Jeta Toçilla më parë ka qenë partnerja e gazetarit Armir Shkurti ku së bashku kanë dy djem. Jeta dhe Taulanti janë takuar 17 vite më parë kur ajo ishte gazetare dhe ai mbante detyrën e prefetit të Tiranës. Mesa duket ishte e shkruar kjo që ata të takoheshin pasi kishin zgjidhur marrëdhëniet e mëparshme, për të nisur së bashku një histori dashurie që do kurorëzohej në martesë.
Sipas “Panoramës” e cila ka siguruar edhe fotot, Jeta do të mbajë mbiemrin Dedja dhe do të zhvendoset për të jetuar në Kanada me bahskëshortin e saj. Çifti e bëri lidhjen publike në muajin shtator, ku Taulanti postoi një foto nga pushimet e kaluara së bashku. 2 muaj më pas ata celebruan këtë lidhje në martesë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”17″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]