Një grua 42-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke kaluar në rrugë.
Sipas policisë, gruaja me inicialet A.J ndodhej në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, kur një automjet tip furgon me drejtues Dhimitër Bakollari e përplasi.
Gruaja nuk i përballoi plagët e marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku pritet të hidhet dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti që la një viktimë










