Efthymiou Efthymious, nga Arta e Greqisë është arrestuar nga policia si ekzekutori i Devi Kasmit. Në një konferencë për mediat, duke iu referuar 42-vjeçarit, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu tha: “Është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policë greke në vitet 1992 – 2012. Në 2012-ën, u përjashtua se u konstatua si trafikant i lëndëve narkotike”.
Efthymious rezulton aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ka postuar fotografi që shpalonin jetën e tij aventuriere: Gjueti, klabe dhe momente relaksi buzë detit…. Efthymious gjithashtu ka shprehur në rrjetet sociale pëlqimin për klubin grek të futbollit Olipiaks, si dhe personazheve të kinematografisë si “Toni Montana” apo “Rambo”.
Por ajo që të bie më shumë në sy janë flokët dhe mjekrra e gjatë me të cilën u identifikua edhe në Tiranë si dhe një tatuazh që mban në gjoks. Është një shkrim në latinisht ku thuhet “umbram fugat veritas”, që ka të bëjë me betimin mbi trupin e Jezu Krishtit. E përkthyer thënia në trupin e specialit grek merr kuptimin: “E vërteta e largon errësirën” dhe bën pjesë në paragarafin e katërt të këtij betimi.


























