Hugh Hefner, ikona dhe themeluesi i revistës së famshme në të gjithë botën “Playboy” ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.
Ai nisi publikimin e saj rreth 60 vite më parë duke u marrë para borxh miqve të tij dhe duke shitur disa nga orenditë e shtëpisë. Kjo revistë nuk ishte pornografike, por kombinonte nudot e femrave më të famshme me artikuj të shkruar mirë. “Playboy” nisi në vitin 1953 dhe shumë shpejt u bë një nga revistat më të famshme për meshkuj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur disa të afërm. Ata thanë se Hefner ndërroi jetë i rrethuar nga miq dhe familjarë. Ai u martua 3 herë. Me dy gratë e para u divorcua ndërsa e treta ndërroi jetë pak muaj para tij. Thënia e tij më e famshme është: “Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar ëndrrën e dikujt tjetër”. Më poshtë lapsi.al sjell disa nga kopertinat më të famshme të Playboy që kanë bërë historinë e saj.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”12″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]