• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

07/02/2026
FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

Me një spektakël prej tri orësh plot ngjyra nisën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Ato i hapi zyrtarisht Presidenti italian Sergio Mattarella. Garat rikthehen në Alpe pas një ndërprerjeje 20-vjeçare. Për dy javë, më 22 shkurt, 2,900 atletë nga më shumë se 90 vende do të garojnë për medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Flaka olimpike u ngrit në Milano dhe dhe në Cortina d’AmpezzoFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

67,000 spektatorë ndoqën në stadiumin legjendar të futbollit San Siro të Milanos ceremoninë e hapjes dhe paradën tradicionale të atletëve. Njëkohësisht festimet pati për herë të parë edhe në tri vende të tjera: Cortina, qyteti i dytë pritës, si dhe Predazzo dhe Livigno. Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian. Kurse kur hyri në stadium ekipi izraelit dhe kur u shfaq në ekran zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili ishte i pranishëm në tribunë, pati fishkëllima.

Sofia Goggia me flakadanin olimpik
Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian.Fotografi: Issei Kato/REUTERS

Të pranishmit në stadiumin e Milanos u entuziasmuan kur diva amerikane e muzikës pop, Mariah Carey, këndoi në italisht: “Nel blu, dipinto di blu”, e njohur më mirë si “Volare”. Himni kombëtar italian u interpretua nga Laura Pausini. Kurse parada e atletëve u shoqërua nga muzikë tekno.

Për herë të parë dy flakë olimpike

Ceremonia e hapjes me temë “Armonia” (Harmoni), synonte të pasqyronte natyrën e decentralizuar të Lojërave: Për herë të parë në historinë olimpike, ka dy qytete pritëse. Garat madje po zhvillohen në shtatë vende të ndryshme në Italinë veriore. Distancat në Lojërat Dimërore nuk kanë qenë kurrë më të mëdha. Udhëtimet, që zgjasin disa orë, janë një sprovë për të gjithë, përfshirë dhe atletët.

Ceremonia e hapjes Milano-Cortina 2026 flaka olimpike
Për herë të parë gjatë këtyre lojrave ka dy flakë olimpikeFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Për herë të parë gjatë këtyre lojrave ka dy flakë Olimpike: një në Arco della Pace (Harku i Paqes) në qendër të Milanos dhe një në Piazza Dibona në Cortina. Në këtë vend luksoz skish janë zhvilluar edhe një herë 70 vjet më parë Lojërat Olimpike Dimërore. Ato shënuan fillimin e karierës së fshatit malor që tani quhet “Mbretëresha e Dolomiteve”./ DW

Related Posts

ZYRTARE/ Tirana e largoi me vetëm 6 minuta, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ndryshon sërish kampionat
Sport

ZYRTARE/ Tirana e largoi me vetëm 6 minuta, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ndryshon sërish kampionat

06/02/2026

Superiore/ Partizani fiton me përmbysje në Ballsh, Vllaznia vijon marshimin, 3 pikë të vyera ndaj Vorës

“Askush mbi klubin”, Saudi Pro League i përgjigjet Ronaldo-s
Sport

“Askush mbi klubin”, Saudi Pro League i përgjigjet Ronaldo-s

06/02/2026
E pret kalendari “ferri”, por Nuhiu shfaqet i qetë: Foksi vetëm te Dinamo
Sport

E pret kalendari “ferri”, por Nuhiu shfaqet i qetë: Foksi vetëm te Dinamo

06/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

07/02/2026
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al