Pas më shumë se 13 orësh, pritjes për vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit i ka ardhur fundi.
Dalin fotot nga brenda Gjykatës, ku Saimir Tahiri po futet brenda sallës së gjyqit ku edhe do të jetë vendimi për të.
Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.