• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së, vendos kontrolle të ashpra

31/01/2021
Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së, vendos kontrolle të ashpra

Një javë me radhë anëtarët e qeverisë franceze i përgatitën qytetarët për masa më të ashpra kundër Coronës. Tani kryeministri, Jean Castex pas një takimi bëri të ditur rezultate të ndryshme nga ato që prisnin vëzhguesit. Qeveria franceze nuk e izolon vendin si në pranverën e kaluar dhe vjeshtë në një lockdoën të gjerë, por „ne mund t’i japim një shans vetes për të penguar atë”, tha kryeministri Castex. Për të arritur qëllimin, qendrat e blerjes në Gjermani me një sipërfaqe me të paktën 20.000 metra katrorë do të mbyllen nga e diela. Përjashtime bëjnë supermarketet. Përveç kësaj do të forcohet puna nga shtëpia. Kurse policia dhe xhandarmëria do të kontrollojnë rregullat e ndalimqarkullimit nga ora 18:00.
Masa tjetër: Mbyllja e kufijve. Franca si pasojë e përhapjes së mutacioneve të virusit do të ndalojë udhëtimet nga vendet jashtë Bashkimit Europian nga e diela. Për udhëtarët nga vendet e BE, Franca kërkon një test negativ PCR. Rreth 2000 nga 20000 raste infektimesh në ditë në Francë lidhen me variantin e ri të virusit. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran që të enjten i kishte përgatitur francezët për ashpërsim masash. “Nuk jemi në një valë të dytë, por infektimet janë të larta”, tha ai.
Sistemi shëndetësor nën presion
Christopher Schlier punon si mjek i reanimacionit në spitalin e qytetit Colmar. Ka një vit që trajtimi i pacientëve me Covid përcakton ditën e tij. Vendimin për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve ai e përshëndet. “Nëse nuk duhet lejuar që sistemi shëndetësor të pësojë kolaps të plotë atëherë kjo është e nevojshme.” Vërtet janë rritur kapacitetet e trajtimit intensiv, por megjithatë ofrimi i trajtimit shëndetësor është i kufizuar. „Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë në atë pikë që nuk përpiqen më të sjellin në spital pacientët me COVID”, thotë Schlier.
Virusi nuk përhapet vetëm në shtëpitë e kujdesit. Në stacione të caktuara spitalesh në Colmar 100% e personelit mjekësor kanë kaluar infektimin. Megjithë masat higjienike, edhë të sëmurët infektohen. „Këtu vijnë pacientë me test negativ Corone dhe pas tre ose katër ditësh edhe ata sëmuren.”
Edhe pse Christopher Schlier nuk dyshon në nevojën e masave të tilla të ashpra, mjeku i shkolluar në Gjermani paralajmëron edhe nga pasojat sociale. Ndalimi akual i qarkullimit në Francë e ka rritur ndjeshëm agresivitetin në rrugë. Ai i sheh të mundura trazirat si në Holandë edhe në vendin e tij. “Shoh diçka dramatike, dhe kjo është lodhja e popullsisë, që thotë: Pse na i detyrojnë këto massa? Kjo nuk sjell gjë. Nuk e kuptojmë këtë më.”
Edhe vëzhguesit e shpjegojnë vendimin e qeverisë franceze kundër një mbylljeje të plotë edhe me shqetësimin për një lëvizje protestash dhe pasojat për ekonominë. Pasojat në ekonomi shteti francez nuk mund t’i kompensojë aq mirë sa fqinji i fuqishëm, Gjermania.
E paqartë mbetet, nëse qeveria planifikon kufizime edhe në arsim. Më 6 shkurt në Francë fillojnë pushimet e dimrit, që sipas zonave zgjasin deri në 8 mars. Tani diskutohet që në të gjithë vendin shkollat të dërgohen në pushime të zgjatura për të ulur numrin e infektimeve. Ndryshe nga Gjermania, në Francë ka një ujdi të gjerë, se shkollat duhet të mbeten jashtë masave ashpërsuese kundër virusit. Përvoja e lockdoënit të parë ishte dramatike. Sindikatat e mësuesve njoftuan për një numër të madh fëmijësh, ku mësuesit nuk kishin kontakt për muaj me radhë. /DW/ 

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën (VIDEO)

03/11/2026
VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al