• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Franca do të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë

06/09/2017
Franca do të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë

Pas Holandës, edhe Franca mund të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Në ndryshim nga Amsterdami, që këtë hap e kërkon për të ndalur organizatat kriminale shqiptare që veprojnë kryesisht në trafikun e drogës, për Parisin shkak janë kërkesat e larta për azil që vijnë nga Shqipëria.

Ministria e Brendshme franceze ka publikuar disa të dhëna zyrtare që tregojnë se Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017.

Gazeta “Le Figaro” ka publikuar raportin ku thuhet se nga janari deri në gusht, 7 256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë zyrtare për azil në Francë.

Kërkesat janë 178.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.Në vend të dy renditet Afganistani me 3 566 kërkesa, më pak se gjysma e Shqipërisë. Pasojnë Haiti, Sudani dhe Siria.

“Për kontrolluar situatën, Parisi është i detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen”, shkruan gazeta “Le Figaro”.

Sipas gazetës, të paktën 3 avionë kanë mbërritur nga Franca në Paris këtë verë, me shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil.

Situata është aq shqetësuese saqë Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, organizon çdo javë videokonferenca me prefektët e zonave që kanë probleme me kërkesat për azil që vijnë nga shqiptarët, veçanërisht ata nga pjesa e lindjes së Francës.

Deri tani Franca ka regjistruar 4911 kërkesa të reja zyrtare për azil, një numër që shkon në 7256 duke shtuar edhe minorenët që i shoqërojnë azilkërkuesit.

Numri është dukshëm më i lartë se ai i azilkërkuesve sirianë që vijnë nga një vend në luftë.

Ashtu si në Holandë, kriminaliteti shqiptar shqetësim edhe në Francë

“Prej vitit 2010, Shqipëria, kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian përfiton nga një program i lehtësimit të vizave, që i lejon shtetasit e saj të qëndrojnë deri në 3 muaj në Francë. Kjo lehtësi i është krijuar në kuadër të fqinjësisë së mirë. Por shihni si është devijuar në përmasë të madhe”, shkruan “Le Figaro”, raporton lapsi.al.

Në shkrimin e gazetës franceze thuhet se “disa e kërkojnë azilin si pasojë e Kanunit, por ky ligj i hakmarrjes është mbivlerësuar, siç shprehet një funksionar i Ministrisë së Brendshme”.

“Një gjë është e sigurt- thotë ai- shqiptarët që arrijnë në masë mbështeten nga grupe mafioze të vërteta, të vendosura në Metz, Lion e Calvados. Trafiku i qenieve njerëzore, të minorenëve dhe prostitucioni e minojnë këtë komunitet vulnerabël. Shkurt, kriminaliteti shqiptar po vendoset në Francë dhe shteti duhet të reagojë”.

Veç kërkesave për azil edhe Franca po i shesh me shqetësim aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare. Njësoj si Holanda, ku policia dhe prokuroria përgatitën një raport për t’i kërkuar qeverisë që të rivendosë regjimin e vizave me Shqipërinë, me qëllim që të bllokojë grupet kriminale që të lëvizin lirshëm.

“Le Figaro” shkruan se shkëmbimet diplomatike për këtë çështje po intensifikohen me Tiranën, ku janë marrë disa masa.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al