Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze, duke lënë të vdekur pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit, njoftuan zyrtarët francezë, raporton BBC.
Helikopteri që ishte në pronësi të një kompanie private ishte duke kryer një mision shpëtimi, kur u rrëzua afër qytezës Bonvillard.
Shkaku i aksidentit është i paqartë, por zyrtarët thonë se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar nga moti i keq.
Helikopteri i rrëzuar ishte në pronësi të kompanisë “Service Aerien Français”, e cila merret me operacione të kërkim-shpëtimit dhe shërbime tjera ajrore në mbarë Francën.
Sipas autoriteteve, helikopteri i tipit “Eurocopter EC135” ishte duke transportuar një ekip të kërkim-shpëtimit në një mision trajnues, kur u rrëzua nga një lartësi prej 1.800 metrash.









