• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fredi Beleri “amanet mushkat”!

22/08/2023
Fredi Beleri “amanet mushkat”!

Nga Denis Dyrnjaja

Vendimi për të lënë jashtë samitit informal të Athinës Edi Ramën për shkak të çështjes së Fredi Bejlerit me gjasë mund t’i ketë bërë “gropën” përfundimisht pseudoheroit modern të vorioepiriotëve arkaikë.

Kryeministri grek Mitsotakis në shenjë sa proteste por edhe një mesazh presioni, la kryeministrin e Shqipërisë jashtë axhendës së samitit informal të organizuar prej tij, për liderët e Ballkanit dhe shefen e BE, Ursula von der Leyen. Ra në sy pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sigurisht mesazhi i Mitsotakis është i thjeshtë për t’u kuptuar.

Meqë Edi Rama kontrollon drejtësinë, për rrjedhojë duhet të komandojë edhe vendimmarrjen e gjykatës për çështjen e Fredi Bejlerit që u zgjodh e u certifikua si kryetar bashkie në Himarë, por me prova të qarta të manipulimit të votës përmes blerjes ku vetë ai ishte në veprim dhe u kap në flagrancë në këtë krim zgjedhor. Tani le ta marrim të mirëqenë kontrollin e Ramës mbi drejtësinë.

Po e marrim të mirëqenë edhe faktin që Fredi Bejleri nuk është ai që është, pra ai që ka një thes te madh mbi kurrizin e tij, jo me vota të blera e të pablera, por me mëkate e zullume ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Atëherë pyetja e thjeshtë është me këtë qëndrim ndaj Edi Ramës, z. Mitsotakis po e ndihmon apo po e gropos martirin e tij eporiot nga fshatrat e Tepelenës?!

Nëse shkojmë me këtë logjikë i bie që po e gropos. Ja përse! Nëse Rama kontrollon drejtësinë siç pretendojnë grekët, as mos të presin ndonjë vendim lehtësues për Bejlerin. Rama është nga ato karaktere, që jo vetëm se ha presionin, por i mëshon më fort në të kundërt, nëse synon t’i imponohesh me forcë a kokëfortësi. Ndaj llogaritë në Athinë i kanë bërë disi trashë dhe shumë gabim. Mund ta kishin joshur ndoshta me diplomaci, por me gjuhën e forcës, Fredi Bejlerin, në qoftë në dorë të Ramës e lanë në burg madje në maksimumin e dënimit.

Personalisht kam bindjen që Fredi Bejleri është një dallaverexhi që luan bllof kartën e martirizimit për interesa arkaike të grekëve për Himarën. Ai vetë është koshient, se është përfshirë direkt në pazar votash edhe pse s’do ta pranojë e nuk ka për ta pranuar ndonjëherë këtë fakt. Sigurisht loja ia do të mitizohet për Himarën e himarjotët. Por kjo maksimumi do t’i rrisë shpërblimin që Greqia do t’i akordojë kur të dalë nga burgu, se përfitim tjetër nga kjo skemë e ky skenar s’do të ketë as ai, as dreq e t’bir në Himarë a Athinë qofshin.

Sa për Ramën ky qëndrim prepotent dhe aspak i zgjuar i homologut grek i shkon për shtat se i rrit ca pikë në publik, sidomos tani që ujërat janë turbulluar nga drejtësia në politikë. Kështu që kush pret që të ndryshojë Rama qëndrim për Fredi Bejlerin, qoftë ky edhe Kryeministri i Greqisë e ka kot, se me forcë këtë burrin me mjekër te bardhë, kështu se thyen dot.

Ndaj Fredi taksirat e ke, por “Amanet Mushkat” ka një shprehje legjendare Avokat Ngjela. Do të të duhet t’i bësh ca vite pas hekurave dhe as bekimet e hiresisë së tij këtej dhe as kërcënimet e shkëlqesisë së tij andej kufirit, s’të bëjnë derman o xhan./Tema

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al