• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fredi Beleri: Nuk doja të isha eurodeputet, por kryebashkiak i Himarës. Mitsotakis: Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë mandatin

28/06/2024
“Beleri, gafa e Mitsotakis”, Politico: Greqia del kundër shumicës së BE

Për Fredi Belerin, angazhimi në politikën greke dhe zgjedhja si eurodeputet i Parlamentit Europian ishte për të nxjerrë në pah problemet e drejtësisë shqiptare. Kështu është shprehur Fredi Beleri në një intervistë me telefon nga burgu për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Assosiated Press.

“Nuk kisha ndërmend të hyja në politikën greke, ishte për shkak të nevojës për të nxjerrë në pah këtë problem të madh. Kushdo që më njeh e di me siguri se do të preferoja të isha kryetar bashkie”, tha Fredi Beleri, kryebashkiak dhe eurodeputet i zgjedhur.

Fredi Beleri mori një dënim prej dy vitesh burg nga Gjykata e Apelit të Tiranë, por për të, gjyqësori është vetëm një krah i zgjatur i politikës.

“E di që zgjedhja ime do të ndihmojë në vënien në qendër të vëmendjes mbi një problem madhor me të cilin përballet Shqipëria, që është shteti i së drejtës. Këtu gjyqësori është krahu i gjatë i politikës. Unë mendoj se këto probleme duhet të vihen në pah, mungesa e respektit për të drejtat e pakicës etnike greke, siç është e drejta e pronës dhe për t’u qeverisur nga njerëzit që ai zgjedh”, shtoi ai.

Beleri, citon Assosiated Press, i mohon akuzat, duke pretenduar se Rama e kishte vënë në shënjestër për të mbajtur kontrollin e Himarës dhe se gjyqtarët injoruan provat në favor të tij. Zyrtarët shqiptarë hedhin poshtë me forcë pretendimet e tij, duke përmendur pavarësinë e gjyqësorit. Nga ana e tij, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vënë në dijeni Partitë Popullore Europiane për rastin Beleri, por jo Bashkimin Europian.

“Çështjen Beleri e kemi diskutuar në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola. Shikoni, unë marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë”, tha Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.

Dënimi i Belerit përfundon në mes të tetorit. Me përjashtim të një lirimi të parakohshëm, ai nuk do t’i bashkohet 704 ligjvënësve të tjerë në parlamentin europian për seancën e tij të parë më 16 korrik.

Related Posts

Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026
Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryesore

Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës

14/10/2026
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Kryesore

Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave

14/10/2026
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Kryesore

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14/10/2026
Kryesore

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

14/10/2026
VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al