• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fshati i Sarandës ku dominojnë veriorët: Këtu ka mal, fushë e det (VIDEO)

02/01/2021
Fshati i Sarandës ku dominojnë veriorët: Këtu ka mal, fushë e det (VIDEO)

Shëndëllia ky fshat i bukur i Sarandës ndryshe nga shumë të tjerë ka një popullsi heterogjene. “Këtu bashkohen gjithë bukuritë e botës. Ka mal, lumë det, fushë”. Për këto arsye ky fshat ka më shumë banorë të ardhur se autoktonë. Kanë lënë veriu për një jetë më të mirë.

“Erdha në 1996 me familjen nga fshati Mërkur i rrethit të Mirditës ku kam lindur unë është në kufi me Dibrën. Me rastin që u hap po kërkonim një jetë më të mirë dhe njëri pas tjetrit gjetëm këtë vendin këtu që quhet Shëndëlli. Me vendalinjtë kalojmë mirë. Banorë nga Mirdita dhe Dibra janë rreth 75%”.

Dibranët dhe mirditorët ndër vite kanë tërhequr në Shëndëlli dhe familjarë të tjerë. “Erdhëm në vitin 2000 nga Dibra. Na u duk se jugu ishte më mirë. Kishte punë këtu dhe nisëm të ndërtojmë pak e nga pak. Kam e fëmijët e motrës” tha një tjetër banore.

“Si fillim erdha unë me dy vëllezër e më pas erdhën të tjetër”. “Në këtë fshat gjen dhe dibranë të cilët kanë mbi 3 dekada që jetojnë në Shëndëlli. “Prej Dibre kam ardhur këtu që prej kohës së Enverit” tha një tjetër banor.

Po a i ruajnë tradita mirditore? Dialektin nuk e kanë ndryshuar, ndërsa të moshuarat duket se janë më edhe më fanatike këtë e tregon dhe veshja tradicionale e gjyshes së shtëpisë. Më të rinjtë përshtaten më lehtë. “Kohët ndryshojnë dhe po të ishim në Mirditë do t’i ndryshonim disa se dalin të reja”.

Banorët autoktonë të Shëndëllisë i përkasin besimit ortodoks, të ardhurit atij mysliman por nuk e kanë fare problem që të vizitojë dhe kishën. “Jam e besimit mysliman por njëherë në javë shkoj në kishë”.

Banorët në Shëndëlli jetojnë me bujqësi dhe blegtori por si shumë fshatra të vendit dhe këtu ka mungesë investimesh. “Telat janë copa copa. Ngelën 24 orë në shesh. Rrugët nuk na i ndreqin vetëm me forcat tona”. “Rruga skandal, shtyllat shih si janë këto që duken i ka bërë privati”.

Këta banorë jetojnë me të ardhura që i sigurojnë nga puna në bujqësi dhe blegtori. Por ndihmohen edhe nga të afërmit që kanë emigruar./ Abc

Related Posts

Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

10/11/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al